E ka qëlluar për vdekje me thikë kushëririn e tij pasi ky i fundit i tha se gruaja e tij është kurvë.
Historia me vrasje edy kushërinjve nga Lushnja zuri fill kur të dy u nisën sëbashku të vidhnin një frezë.
“Gruaja jote është kurvë”, mësohet se i ka thënë Vladimir Murrizi kushëririt të tij. Më pas ai e ka qëlluar me hekur, por Denis Zeka ia ka kthyer sharjen dhe e ka vrarë me thikë. Policia e Fierit ka zbardhur krimin e 3 gushtit në Larisa të Greqisë, pas denoncimit të babait të viktimës. Policia tha se dy djemtë punonin çobanë në Larisa të Greqisë, në dy stane të ndryshme, dhe mbrëmjen e 3 gushtit, Vladimiri ka shkuar në shtëpinë e Denisit dhe i ka kërkuar të vidhte një frezë për të punuar tokën. Më parë janë ulur për të pirë, por rrugës janë zënë me njëri-tjetrin dhe sherri u shndërrua në krim. Denis Zeka e ka varrosur kufomën e kushëririt në një përrua.
Pas pranimit të fajësisë, ai u tregoi uniformave blu vendin ku kishte varrosur kushëririn. Policia greke, e sinjalizuar nga homologët shqiptarë, bëri kërkimet dhe zbuloi trupin e Vladimir Murrizit pikërisht në vendin e treguar nga Denis Zeka.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/