Tre hajdutë ia dolën që të grabisin sonte në Ishull-Lezhë një shtëpi ku morën një sasi parash dhe një makinë.
Ngjarja ka ndodhur në mesnatë kur është njoftuar se është vjedhur banesa e shtetasit Z. B., banues në Ishull Shëngjin.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor që kanë konstatuar se 3 persona të maskuar, me anë të dhunës kanë vjedhur shumën monetare prej 1.500.000 lekë si dhe një mjet Golf -5 në pronësi të shtetasit Z. B.
Gjatë ndjekjes së policisë autorët kanë braktisur Golfin duke e rrëzuar atë në një kanal.
Deri tani janë shoqëruar disa persona si dhe janë sekuestruar disa sende në cilësinë e provave materiale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/