Shqipëria ka një rregullore të sapomiratuar lidhur me sigurinë e ambienteve të brendshme të bankave dhe transportimit të parave. Nene të kësaj rregulloreje përshkruajnë me detaje se si duhet siguruar vendi ku mbahen paratë në filialet e ndryshme të bankave.
Rregullorja “Për kërkesat minimale të sigurisë në ambientet në të cilat kryhen veprimtaritë bankare dhe financiare dhe për transportin e vlerave monetare”, është miratuar më 1 qershor të vitit 2016, pas disa grabitjeve që iu bënë bankave në qytetet kryesore.
Ja cfarë shkruhet në nenin 8, 9, 10 të rregullores:
Neni 8
Kërkesa për zonën e ruajtjes dhe administrimit të vlerave monetare
1. Zona e ruajtjes dhe administrimit të vlerave monetare duhet të plotësojë kërkesat e
mëposhtme për sigurinë:
a) të jetë në një vend të sigurt, plotësisht të ndarë nga zonat e tjera;
b) të kenë procedura të miratuara për lëvizjet në këtë zonë;
c) të ketë mbrojtje elektronike me:
i. sensorë sizmikë;
ii. sensorë lëvizjeje;
iii. sensorë tymi.
d) të ketë sistem monitorimi me telekamera për:
i. hyrjen për në këtë zonë,
ii. ambientin e brendshëm.
Neni 9
Kërkesa për zonën ku vendosen sistemet e teknologjisë së informacionit
1. Sistemet e teknologjisë dhe të informacionit vendosen në një zonë të veçantë dhe në
brendësi të ambienteve të bankës.
2. Zona ku vendosen sistemet e teknologjisë dhe të informacionit duhet të plotësojë
kërkesat e mëposhtme për sigurinë:
a) të jetë një zonë plotësisht e ndarë nga zonat e tjera;
b) të kenë procedura të miratuara për lëvizjet në këtë zonë;
c) të ketë mbrojtje elektronike me:
i. sensorë lëvizjeje,
ii. sensorë tymi,
d) të ketë sistem monitorimi me telekamera për:
i. hyrjen për në këtë zonë,
ii. ambientin e brendshëm të saj.
Neni 10
Kërkesat për mbrojtjen me anë të sistemeve elektronike
1. Banka merr masa për mbrojtjen me anë të sistemeve elektronike të ambienteve në të
cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre.
2. Banka për sigurinë e ambienteve me anë të sistemeve elektronike, përveç
përcaktimeve të neneve 7, 8 dhe 9, plotësojnë edhe kërkesat e mëposhtme:
a) kanë telekamera, të cilat filmojnë në mënyrë të pandërprerë:
i. sipërfaqet e jashtme të fasadës në hyrjen për në ambientin e brendshëm;
ii. zonën e qëndrimit të konsumatorëve;
iii. sportelin;
iv. veprimet në ATM;
v. rrugëkalimet dhe ambientet brenda bankës, ku kryhen procedurat e marrjes
dhe dorëzimit të vlerave monetare.
b) kanë pajisje të veçantë dixhitale për regjistrimin e pamjeve, e cila:
i. vendoset në një ambient të sigurt, duke përjashtuar zonën e ruajtjes së
vlerave monetare fizike;
ii. kohën e ruajtjes së regjistrimeve e ka jo më pak se 15 (pesëmbëdhjetë)
ditë.
c) kanë monitorim të zonave të bankës, në rastet kur nuk ka pamje të drejtpërdrejtë
të tyre, në zyrën e:
i. drejtuesit të degës/agjencisë; ose
ii. përgjegjësit për sigurinë.
d) kanë mbrojtje elektronike me:
i. sensorë lëvizjeje;
ii. sensorë tymi;
iii. sensorë të lagështirës;
iv. butona alarmi të montuar në zyrën e drejtuesit/përgjegjësit për sigurinë, të
degës apo agjencisë;
v. sirenë alarmi e brendshme ose e jashtme.
e) sisteme për transmetimin e sinjalit të alarmit, të paktën në një nga qendrat e
kontrollit në :
i. strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit;
ii. SHPSF-së me të cilën ka kontratë;
iii. njësinë e sigurisë të vetë bankës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/