Arrestimet për vjedhjen e BKT, policia jep detajet

Arrestimet për vjedhjen e BKT, policia jep detajet

110
0
Shares

Policia e Tiranës ka njoftuar sot rreth arrestimeve që lidhen me vjedhjen e 200 mijë dollarëve në BKT duke treguar detaje të hetimit.

Njoftimi i policisë:

Specialistet e Seksionit për hetimin e krimeve ndaj pronës arrestuan në flagrancë shtetasit:

• Luigj Gjonaj, 50 vjeç, banues në Tiranë, me me detyrë drejtor i filialit të BK.

• Florjan Skarra,36 vjeç, banues në Tiranë me detyrë shef i sigurisë së filialit të BKT, (nenet 248 dhe 25 të K.P).

Arrestimi i shtetasve Luigj Gjonaj dhe Florjan Skarra, u bë për arsye se me veprimet dhe mos veprimet e tyre pavarësisht marrjes së sinjalit për vjedhje në bankë kanë neglizhuar kryerjen e veprimeve dhe marrjen e masave duke sjellë si pasojë vjedhjen e një shume të konsiderueshme të vlerave monetare që ndodheshin në kasaforten e kësaj banke. Nenet 136/2, 248 dhe 25 të K.P.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit (neni 136/2 i K.P), të vjedhjes së ndodhur në orën 08:15, në kryqëzimin e rrugës ‘‘Vaso Pasha“, me rrugën ‘‘Ismail Qemali“, ku persona të paidentifikuar duke hapur dy vrima në murin rrethues të bankës BKT dhe të murit të dhomës kasafortë kanë hyrë në kasafortën e bankës dhe kanë vjedhur një sasi lekësh ende të papërcaktuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY