Rritja e pagave të policisië vetëm në letër, uniformave blu ju mbahen...

Rritja e pagave të policisië vetëm në letër, uniformave blu ju mbahen 90 mijë lekë në muaj

62
0
Shares

Punonjësit e Policisë së Shtetit, gjatë muajve të fundit, po hasin në vështirësi për sa u përket çështjes së pagave. Në Sindikatën e Punonjësve të Policisë së Shtetit, mësohet se janë dërguar ankesa nga ana e policëve, të cilët janë shprehur se u mbahet një shumë e konsiderueshme parash nga paga e tyre mujore. Për gazetën “Shekulli”, ky fakt konfirmohet nga kreu i kësaj sindikate, Sadetin Fishta. Ai shprehet se punonjësve të policisë u mbahet padrejtësisht nga paga mujore, një shumë prej afro 9 mijë lekësh të reja. Më tej, ai shprehet se për këtë fakt nuk ka një vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa është vënë në zbatim që prej datës 1 prill 2016.
“Në lidhje me pagat e punonjësve të policisë, nuk ka pasur asnjë rritje të tyre që prej vitit 2014, kohë kur është bërë rritja e fundit rreth 12 %. Që nga ajo kohë nuk ka pas deri më tani ndonjë rritje të pagave të policëve. Në vitin 2015 me hyrjen në fuqi të ligjit të ri të Policisë së Shtetit, jo vetëm që nuk pati rritje, por janë ulur. Normalisht, me ligjin e ri që është bërë vitin e kaluar, më 1 mars të atij viti duhet të kishin dalë vendimet e qeverisë në mbështetje të ligjit, siç janë rreth 12 nene që kërkojnë detyrimisht nga qeveria që të ishin zbatuar duke nxjerrë akte nënligjore për t’i dhënë punonjësve të policëve atë çfarë meritojnë. Këto nene kanë të bëjnë për rritjen e pagës nëpërmjet pagesës për vjetërsinë në punë, nga 1 për qind deri në 25 për qind. Po kjo rritje page nuk po u jepet. Por edhe përfitime të tjera si, sigurimi i jetës që ka një faturë financiare që duhet të ishte realizuar që më 1 mars 2015 nuk u është mundësuar policëve në detyrë dhe atyre të rënë në detyrë. Ky vendim duhet të kishte dalë dhe të ishte vënë në zbatim, por deri më tani nuk është bërë asgjë për ta. Ndërkohë, duke qenë që nga 1 marsi i vitit 2015 që këto akte ende nuk kanë dalë, aktualisht policia jo vetëm që nuk ka rritje por u janë ulur rrogat… Zbritja në paga, shkon gjithsej një shumë prej 90 mijë lekë të vjetra”, shprehet Fishta.

Rritja e pagave (në letër) për policinë nga Qeveria në dhjetor 2014

GRADA                 ISHTE           BËHET

Nëninspektor   39000 lekë  48750 lekë
Inspektor          42500 lekë  53125 lekë
Kryeinspektor  47500 lekë  59375 lekë
Nënkomisar     57000 lekë  68400 lekë
Komisar            63500 lekë  76200 lekë
Kryekomisar    84000 lekë  100800 lekë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY