FOTO & DETAJE/ “I djegur” nga dashuria, 61-vjeçari shantazhon dhe kërcënon një...

FOTO & DETAJE/ “I djegur” nga dashuria, 61-vjeçari shantazhon dhe kërcënon një grua

78
0
Shares


Ylli Hoxha

Gjykata e Tiranës ka dhënë paraditen e të premtes masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Ylli Hoxha, i cili akuzohet për veprën penale “përndjekje”. Ndaj 61-vjeçarit, më datë 29 dhjetor 2015 ka bërë kallëzim në prokurori shtetasja A. Bucaj.
Kjo e fundit është shprehur se shtetasi i mësipërm e ka shantazhuar për një periudhë kohore me një video ku shihej kallëzuesja bashkë me një koleg pune që debatonin. Sipas saj, momentin e debatimit Ylli Hoxha e ka filmuar në telefon dhe më pas e ka hedhur në rrjete sociale për ta diskredituar atë.
E gjithë historia ka nisur më datë 29 shtator të vitit të kaluar, në ambientet e punës së kallëzueses A. Bucaj.
Ajo ka qenë duke punuar, ndërsa rreth orës 10:00 të paradites shkon një person i interesuar për makinën e tij. Në këto momente është afruar shtetasi Sh. J., duke iu drejtuar kallëzueses që të mos merrte klientët e tij.
Ata kanë debatuar me njëri-tjetrin, ndërsa shtetasi Ylli Hoxha e ka filmuar fshehurazi gjithë skemën e debatit me qëllim që ta hidhte në rrjetet sociale. Më pas, ky filmim është hedhur në “Facebook”, duke i shkaktuar një dëm moral dhe psikologjik A. Bucaj.
Ndërkohë, 61-vjeçari nuk është mjaftuar vetëm me kaq. Sipas dëshmisë së bërë nga kallëzuesja në Prokurori, Ylli Hoxha e ka përndjekur atë sistematikisht me fjalë.

Kërkesa për lidhje intime
Sakaq, referuar materialit hetimor, 61-vjeçari nuk ka ndalur së vepruari ndaj A. Bucaj, duke i kërkuar kësaj të fundit që të krijonin së bashku një lidhje intime. Hoxha e ka ndjekur kallëzuesen rregullisht nga pas edhe pse ajo shoqërohej me shoqet e saj, si dhe e ka kërcënuar se do ta ndante nga bashkëshorti.
Ai e ka fotografuar dhe filmuar disa herë A. Bucaj me bashkëshortin e saj. Në dijeni të kësaj ngjarjeje është vënë edhe shoqja e kallëzueses, e cila ka dhënë deklarimet në Prokurori.
Sipas shtetases A. D., 61-vjeçari e ndiqte çdo ditë shoqen e saj me motor teksa shkonin në shtëpi me autobus.
Sipas dëshmitares, Ylli Hoxha i kërkonte A. Bucaj që të zbriste nga autobusi dhe të shkonte me të. Ndërkaq, në Prokurori ka dhënë deklarim edhe bashkëshorti i të dëmtuarës, i cili është shprehur se është vënë në dijeni të ngjarjes dhe se 61-vjeçari i kishte krijuar shqetësime të shumta atij dhe bashkëshortes së tij duke e përndjekur dhe duke i bërë telefonata të shumta.
Sipas G. Bucaj., Ylli Hoxha i telefononte bashkëshortes së tij dhe i thoshte se ishte i interesuar se me kë takohej apo shoqërohej ajo. Sjelljet e bëra nga 61-vjeçari është shprehur bashkëshorti i kallëzueses, kanë bërë që marrëdhënia e tyre të shkonte deri në divorc.
Ndërsa gjithçka është qetësuar kur A. Bucaj është paraqitur në Prokurori për të bërë kallëzim ndaj 61-vjeçarit. /Shekulli/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY