Djali i ish-Presidentit: Çfarë do ti ofrojë makina e propagandës rilindase elektoratit...

Djali i ish-Presidentit: Çfarë do ti ofrojë makina e propagandës rilindase elektoratit në 2017?

92
0
Shares

Denion Meidani, djali i ish-Presidentit të Shqipërisë, Rexhep Mediani e cilëson 3-vjeçarin e qeverisjes së majtë si të dështuar. Ai shprehet “kurioz” për atë se çfarë do ti ofrojë makina e propagandës rilindëse elektoratit në zgjedhjet e vitit 2017…, ose më parë.
Më pas ai rendit një sërë dështimesh sipas tij, të kësaj qeverie.

Postimi i plotë i Denion Meidanit në “Facebook”

Zgjedhjet po afrojne dhe akoma nuk e di cfare do te jene justifikimet qe do i serviren popullit nga makina e propagandes rilindase per premtimet elektorale te pambajtura totalisht dhe per deshtimet e pafundme ne cdo fushe.
Sot gjendja eshte si me poshte:

– Papunesi qe u rrit ne vend te 300 mije vende pune qe ishin premtuar.

– Shendetesi qe nuk u permiresua por madje u perkeqesua nga skemat brilante per te abuzuar me rimbursimet e ilaceve dhe cilesine e tyre si dhe me menyrat kreative qe oligarket e rinj e te vjeter te partneriteteve te dyshimta thithen sa me shume leke nga taksat tona.

– Lazarati u shua por lulezuan fushat e brezaret me kanabis ane e mbane vendit se bashku me krimin e organizuar.

– Pergjimi u legjitimua si mjet partiak ndaj armiqve te pushtetit.

– Gjykata e prokurori jane nen nje trysni te madhe jo per depolitizim e pastrim por nenshtrim e frikesim me sulme politike te orkestruara edhe se tjeter gje ne zgjedhje u premtua.

– Korrupsioni nuk u luftua por u stimulua qe te lulezonte ne oborrin e strukturat e tyre.

– Arsimi publik u shtrenjtesua dhe aspak nuk u permiresua nderkohe klientelizmi i atij privat ne sherbim te pushtetareve te rinj u arrnua.

– Ekonomia perfundimisht u rrenua ndersa sistemi bankar u paralizua.

– Arroganca qeverisese u amplifikua teksa transparenca dhe llogaridhenia u minimizua.

E tejzgjatura reforme ne drejtesi kishte mbetur si e vetmja karte fituese per te dale ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare por dhe ajo si perfundim rezultoi merite e konsensusit te udhehequr dhe detyruar nga LSI dhe e luftes per standarte nderkombetare te opozites.
Jam teper kurioz pra cfare do jene justifikimet dhe premtimet e reja qe do i serviren elektoratit ne 2017 ne mos me pare…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY