Kryefamiljari plagos me thikë bashkëshorten dhe djalin e tij.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22.50, në lagjen “Kodra e Sulmit” në Berat. Pas një grindje familjare në banesën e shtetasit F. Ç., ky ka plagosur me thikë në bark gruan e tij shtetasen M. Ç., 55 vjeç si dhe djalin e tij shtetasin Ë. Ç., 28 vjeç, në krah.
Pas njoftimit, autori u shoqërua në Drejtorinë Vendore të policisë Berat.
Nga ana e Strukturave të Policisë, po kryhen veprimet për zbardhjen e ngjarjes. Nënë e bir aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/