VIDEO/ Gruaja lind në hyrje të spitalit ndërkohë që burri kërkonte parkim

VIDEO/ Gruaja lind në hyrje të spitalit ndërkohë që burri kërkonte parkim

73
0
Shares

Kjo mund të konsiderohet si lindja më e shpejtë natyrale në botë. Një nënë ka lindur në më pak se një minutë, ndërkohë që burri i saj kërkonte një vend për të parkuar makinën.

Jessica Stubbins, nga Scunthorpe, Angli, tregon se në momentin që ajo ka hyrë në dyert e para të spitalit ka ndjerë dhimbjet dhe vetëm pas pak ka lindur beben.

Ardhja në jetë e vajzës Lucy është “parë” nga kamerat e sigurisë, por fatkeqësisht jo nga babai i saj, i cili ndodhej vetëm pak metra larg.

Çifti ishte ftuar në një emision televiziv sëbashku me Lucyn dhe motrën e saj më të madhe Penny, aty ku u njohën edhe me pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë.

Bashkëshorti i Jessicas, i cili nuk e kishte parë videon, duke qeshur tha se kjo ka ndodhur tepër shpejt. “Mund të kem qenë duke mbyllur derën e makinës, kur ajo ka lindur. Kam qenë rreth 30 metra larg”u shpreh ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY