Të rinjtë e PS-së, ndjekin hapa pas hapi “të parët e tyre”…, për sa i përket shitblerjes së votave. Duke pasur mundësi, për momentin, “të manovrojnë” me votat e “FRESSH Voice”, pikërisht këto vota kanë nxjerrë në “pazar”…, për 50 euro “copa”.
Denoncimi i bërë dje publik, nëpërmjet postimit të një bisede në rrjetet sociale, është ripërsëritur sot nga kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi.
Postimi i plotë i Belnid Këlliçit në “Facebook”
FRESSH Voice me ne fund po i degjohet zeri, por ky ze nuk eshte aspak i ri, eshte i njejti ze qe po shkaterron institucionin e zgjedhjeve ne Shqiperi qe pas ardhjes se Edi Rames ne krye.
Diten e djeshme ka qarkulluar ne rrjetet sociale nje bisede ndermjet stafit te nje prej kandidateve per kryetar te FRESSH dhe nje qytetari te thjeshte nga Shkodra. Megjithese personi ne fjale nuk kishte aspak lidhje me PS, ai u mundua te joshej per te votuar ne FRESSH Voice ne kembim te 50 eurove.
Pasi Edi Rama perdori te rinjte per te blere votat me 20 mije leke te vjetra ne zgjedhjet e pjesshme ne Korce, pasi e ktheu ne institucion fenomenin e shit-blerjes se votes ne zgjedhjet vendore te 2015, pasi zhduku garen per kryetar te PS duke u votebesuar ne nje referendum me nje rezultat krejt qesharak, Rama tashme ka shtrire modelin e tij edhe ne rinine socialiste.
I bej thirrje te rinjve te perfshire ne kete proces zgjedhor, te sabotojne modele te tilla te cilat nuk perfaqesojne aspak Shqiperine qe duam te ndertojme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/