Foto Ilustruese
Policia greke ka zbuluar e sekuestruar një sasi të konsiderueshme heroine me “origjinë” shqiptare. Ka qenë një kontroll i befasishëm i policisë greke në autobusin e linjës Tiranë – Athinë, i cili rezultoi me kapjen e 1 kilogrami e 150 gram heroinë.
I riu ishte mes pasagjerëve të autobusit të linjës dhe iu nënshtrua kontrollit të policisë, që u zhvillua në Arta, rreth orës 15.00.
Sipas medieve greke, mësohet se 25-vjeçari e kishte fshehur nëpër këmbë, poshtë pantallonave sasinë e drogës. Heroina, ishte ndarë në qese të vogla dhe poseduesi i saj i kishte future qeset poshtë fashave të lidhura nëpër këmbë.
Trafikanti i drogës e kishte kaluar doganën shqiptare dhe po udhëtonte drejt Athinës, ku mendohet se ishte dhe destinacioni final.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/