Shqiptarët do të paguajnë 100 milionë lekë për qejfliun brekëgrisur Shukri Xhelili

Shqiptarët do të paguajnë 100 milionë lekë për qejfliun brekëgrisur Shukri Xhelili

441
0
Shares

Qejfliu brekëgrisur Shukri Xhelili, do ti kushtojë taksapaguesve shqiptarë më se 100 milionë lekë (të vjetra). Kaq llogaritet kostoja e zgjedhjeve të pjesshme që do të mbahen pas skandalit seksual të ish-kryetarit të Bashkisë së Dibrës.
Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa ka përllogaritur koston e shpenzimeve mësohet se ka nisur punën për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore për procesin e 11 shtatorit, duke thirrur një mbledhje ditën e hënë në kohën kur dekreti i Presidentit është ende në fuqi.

Shpenzimet

Për paga do të shpenzohen 4,224,000 lekë (të reja).

Nga të cilat, pagat personelit të përkohshëm në KQZ janë 595,000 lekë.
Ndërsa paga për shpërblimin e anëtarëve të KZAZ, KQV, GNV janë 3,629,000 lekë.

Për mallra do të shpenzohen 2,700,760 lekë (të reja).

Nga të cilat materiale specifike janë 1,410,740 lekë
Shtypshkrime 970,020 lekë.
Karburant 320,000 lekë.

Për shërbime plot 3,116,660 lekë (të reja).


Nga të cilat për shërbime transporti janë parashikuar 816,660 lekë.
Për udhëtime e dieta 550,000 lekë.
Për qiramarrje 100,000 lekë.
Për siguri me roje private 750,000.
Për regjistrimin e numërimit të votave 900,000 lekë.

Totali i zgjedhjeve për këtë njësi vendore është përllogaritur 10,041,420 lekë (të reja), ose 100 milionë lekë (të vjetra).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY