Padrionoja ti ktheje legjitimitetin Komisionit të Reformës, të largojë vëllanë e trafikantit

Padrionoja ti ktheje legjitimitetin Komisionit të Reformës, të largojë vëllanë e trafikantit

55
0
Shares

Fatmir Xhafaj nuk mund të vazhdojë të jetë më pjesë e këtij komisioni, aq me tepër ta drejtojë atë.
Një kërkesë e tillë vjen nga PD.
Nëpërmjet zëdhënëses së saj, PD ka denoncuar Edi ramin i cili duke u shpallur si padrino, nëpërmjet vendosjes së Fatmir Xhafajt në krye të komisionit ët Reformës në Drejtësi, rikonfirmon planin e tij për kapjen e drejtësisë, në pjesën e mbetur të punës që ka ky komision.
Duke i kujtuar Fatmir Xhafaj se është në konflikt të hapur interesi, pas skandalit të bërë publik, për problemet e vëllait të tij që ka me drejtësinë venezueliane, për shkak të implikimit në trafiqe ndërkombëtare të drogës, PD kërkon që Fatmir Xhafaj i cili komprometon reformën, të largohet nga komisioni.

Deklarata e plotë e zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa

ina zhupa, 6 gushtS
hqiptarët kanë pritur me neveri të thellë lajmin se në krye të Komisionit të Reformës në Drejtësi rezulton vëllai i një trafikanti ndërkombëtar droge, me kërkesë ekstradimi nga Gjykata e Lartë e Venezuelës.
Fatmir Xhafaj nuk mund të vazhdojë të jetë më pjesë e këtij komisioni, aq me tepër ta drejtojë atë. Ai është në konfliktin me të rrezikshëm të interesit, dhe i papranueshëm në sytë e çdo qytetari.
Aq më tepër kur, edhe pas publikimit të fakteve, ka heshtur dhe nuk ka mbajtur asnjë qëndrim publik, nuk ka dhënë asnjë shpjegim para shqiptarëve për këtë implikim të tij.
Sigurisht kumbari i kësaj skeme për kapjen e drejtësisë, për të zgjidhur hallet me dosjet e rënda të korrupsionit e krimit qeveritar, është Edi Rama. Dhe ai u vetëshpall si padrino në këtë rast, sepse foli, doli në mbrojtje të trafikantit.
Nuk tha asnjë fjalë se përse vendosi në krye të Reformës në Drejtësi vëllanë e të kërkuarit ndërkombëtarisht, asnjë fjalë për faktet, për vendimin e Gjykatës së Lartë të Venezuelës, por thjesht sulmoi opozitën me fjalor rruge dhe e quajti shefin e shpërndarjes së drogës në Itali dhe menaxherin e heroinës në Bolonja, njeri të ndershëm.
Ky qëndrim i Edi Ramës rikonfirmon planin e tij për kapjen e drejtësisë, në pjesën e mbetur të punës që ka Komisioni i Reformës, pas dështimit të këtij plani me ndryshimet kushtetuese.
Ndaj është emergjent largimi i vëllait të trafikantit ndërkombëtar të drogës dhe çmontimi i planit ogurzi të Ramës.
Komisionit për Reformën në Drejtësi duhet t’i rikthehet menjëherë legjitimiteti me largimin nga drejtimi të vëllait të trafikantit ndërkombëtar të drogës, Agron Xhafaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY