Nëna e 22 – vjeçari, i cili humbi jetën në një aksident me motor, ka publikuar videon që tregon momentin fatal, në përpjekje për të paralajmëruar të gjitha ata që pëlqejnë motorat dhe shpejtësinë.
Beverly Clark, nëna e Lewis Clark, i cili vdiq më 30 Gusht të 2015 –ës në Isle of Man, me zemër të thyer tha se do të jepte gjithçka vetëm që të kishte mundësinë ta përqafonte sërish të birin.
Momenti kur i riu nga Pontefract, Yorkshire vdiq, u kap nga një kamera e vendosur në një prej motorave të tjerë.
Në aksident humbi jetën gjithashtu një motorist gjerman, pasi u godit nga motori i 22 – vjeçarit dhe shpërthyen në flakë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/