LSI ironizon “Kaubojsin”: Eduard Ndocaj ministër i Jashtëm…, në se do të...

LSI ironizon “Kaubojsin”: Eduard Ndocaj ministër i Jashtëm…, në se do të ndryshojë qeveria

86
0
Shares

Një deklaratë të deputeti Eduard Ndocaj, për një kërcënim të jetës së tij, prej kryeparlamentarit Ilir Meta, është marrë me ironi nga LSI.
Deputetit Gjovalin Kadeli, shkon deri atje, sa me talljen e tij, e “emëron” minsiëtr të jashtëm ose të Integrimit, Eduard Ndocajn.
Reagimi i deputetit të LSI, Gjovalin Kadeli erdhi pasi deputeti socialist Eduart Ndocaj, ka deklaruar se është kërcënuar me jetë nga kreu i Kuvendit Ilir Meta.
Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, “Kaubojsi” shkruan se pavarësisht këtyre kërcënimeve ai nuk dorëzohet dhe se populli shqiptar shumë shpejt do t’i tregojë vendin familjes Meta.

Postimi i plotë i deputetit Gjovalin Kadeli

gjovalin kadeli, vogel

Gjovalin Kadeli

Duke ndjekur rrjetet sociale sot ne mengjes lexova teper i shqetesuar, si ligjvenes, por edhe si qytetar mbi nje ngjarje te rëndë qe thuhet se ka ndodhur dhe me e keqja pritet te ndodhe pasi neser mund te jemi vonë ne reagimin tonë, shpreh indinjaten time te thellë lidhur me kercenimin qe i qenka bërë kolegut dhe njeriut tim z. Eduart Ndocaj (Kaubojsi) nga kryetari i kuvendit apo media afer tij.
Ky kercenim (akoma nuk jam i bindur plotesisht per kercenimin, por si i thone ti dal te keqes perpara), vjen pas nje suksesi te arritur nepermjet votimit me konsensus, votim i cili ka shqetesuar mjaft qarqe antishqiptare te cilet nuk e duan integrimin e Shqiperise, mendoj se ky kercenim mund te ket ardhur pasi para konsensusit z Ndocaj (Kaubojsi, siq e therrasin) u perfol nga burime serioze per minister i jashtem ose minister i integrimit nese do te ndryshohej qeveria.
Prandaj i bej thirrje:
– Ministrit te rendit zotit Tahiri.
– Prokurorit te pergjithshem z. Llalla
Te marrin masat e duhura dhe te hetojne kete rast (nese esht e verte ) dhe pergjegjesit e ketij kercenimi te dalin para drejtesise ne menyre qe jeta e deputetit te jet e sigurte dhe te vazhdoje jeten parlamentare per te cilen eshte votuar.
Shenim per lexuesit e Facebookut: Megjithese mua si njeri i afert i tij me ka quajtur “nje fare deputeti Kadeli” unë perseri si njeri i afert i tij nuk i jam pergjigjur per aresye se mendoj me gjate se ai por kur vjen puna per sigurine e jetes padyshim qe me ka e do me ketë ne krah…

 

Postimi i plotë i deputetit Eduard Ndocaj

eduard ndoca, vogel

Eduard Ndocaj

Unë e sulmoj që prej 3 vitesh duke e nxjerrë nga lezha e nuk do të hesht derisa ta largoj nga politika.
Familja Meta në parlament paraqet rrezik kombëtarë, tashmë më ka humbur durimi dhe nuk ka përse të funksionojë shumë logjika përballë kërcënimeve të Metës nëpërmjet disa mediave, Mapo dhe Tv Klan. Paralajmërimi është i qartë se nuk ka burrë që e shantazhon, po pse mendon Meta se po e shantazhoj kur vetë ai deklaron se është e keqja e këtij vendi dhe i cili “është i gatshëm që don të bëjë burg për të gjitha fajet që ka bërë në 20 vjet”.
Pse mendon se po e shantazhoj kur të gjithë shqiptarët thonë: Ai vodhi floririn e Krrabës dhe futi në burg një fshatar me gomar, pse mendon se po e shantazhoj kur të gjithë shqiptarët thonë se ai me Fullanin e kanë vjedhë bankën, pse mendon se po e shantazhoj kur shqiptarët thonë se donte të vriste Tom Doshin, po ky Meta me sekserin Adriatik Llalla futën në burg viktimën, pse mendon se po e shantazhoj kur të gjithë shqiptarët thonë se Meta vodhi ÇEZIN me DIAN , pse mendon se po e shantazhoj kur të gjithë arrestimet në 5 vitet e fundit në nivele të larta janë të gjithë përfaqësuesit e partisë së tij (LSI), pse mendon se po e shantazhoj ku ishte ai që bëri ditëlindjen 1 milion euro, ku qytetarët janë pa bukë dhe pa shpresë falë politikave tuaja, pse mendon se e shantazhoj unë kur të gjitha gazetat dhe mediat thonë se ke pasuri sheikësh në Londër, pse mendon se po e shantazhoj unë ku je një sheik mes varfërisë me një vilë me 12 banjo dhe që kushton mbi 5 milion euro dhe një vile në bllok, pse mendon se po e shantazhoj unë kur në VOA të akuzon drejtpërdrejt gazetarja për shpirtëzi.
Dëgjo z. Meta unë jam i bindur se ti ke forcë politike dhe ekonomike të më vrasësh, të më zhdukësh por jam i bindur se populli shqiptar edhe ty shumë shpejt do të tregojë vendin dhe sojit tënd anti shqiptar që u keni zënë frymën për 25 vjet rresht , jam i bindur se ky kërcenim në media që ti u bën kundërshtarëve të tu se do i eleminosh. Por SHBA dhe BE duhet të marrin masa ndaj një individi kaq të rrezikshëm dhe jo ta kalojnë në heshtje , unë jam mësuar me kërcënime zoti Meta, nuk është hera e parë që mi dërgon.
Edhe para 2 vitesh më kanë kërcenuar në emër të metës dhe këtë ja kam thënë edhe z. Gramoz dhe z. Balla , por të garantoj se do më kesh ballë për ballë po e kërkoj nevoja për duel publik përballë qytetarëve, se nuk më tremb asnjë njeri i keq dhe i pa besë, ti je mësuar të godasësh pas shpine siç e thoshte në denoncimin e tij edhe deputeti Doshi që deshe ta hedhësh në erë veçse falë zgjuarsisë së tij dhe Zotit ishte fitues ndaj teje.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY