Dashi
Nuk do ndiheni aspak mire me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe nuk do mungojnë as debatet e njëpasnjëshme. Ne fakt do jene edhe disa persona te jashtëm qe do ju futin ne sherr. Beqaret do kalojnë momente fantastike pranë disa personave dhe jeta do ju ndryshoje sa hap e mbyll sytë. Financat do dobësohen akoma me shume nëse nuk merrni masa menjëherë.
Demi
Do merreni vesh me se miri me partnerin tuaj sot dhe do ndiheni me gati se kurrë për te hedhur hapa me tej. Gjithçka do shkoje me se miri. Beqaret do realizojnë me ne fund takime cilësore dhe mund te fillojnë lidhje serioze e emocionuese. Për financat do jete dite mjaft delikate. Shmangni investimet dhe bëni pak durim sa te qetësohet situata. Po bëtë gabime do i vuani tej mase pasojat.
Binjakët
Lërini pas krahëve problemet e vogla qe keni pasur me partnerin dhe mendoni vetëm si ta bëni sa me te bukur dhe te ndritshme te ardhmen. Beqaret me ne fund do mund te fillojnë një lidhje afatgjate dhe te kënaqshme e cila do i beje ta shohin boten ndryshe. Financat do jene disi me te mira, por për t’i mbajtur te qëndrueshme duhet te dini si te silleni me te ardhurat.
Gaforrja
Te gjitha ëndrrat qe keni thurur deri me sot, partneri do ua plotësojë. Ai ju do aq shume saqë nuk mendon çfarë mund te rrezikoje vetëm për t’iu bere te lumtur. Beqaret do kenë një dite te mërzitshme dhe aspak romantike. Nuk ka ardhur ende momente qe ata te fillojnë një lidhje si e kane ëndërruar. Buxhetin mos e lini pas dore sepse shume shpejt situata mund te dale jashtë kontrollit.
Luani
Mjedisi yjor nuk do jete aspak i përshtatshëm për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do keni here pas here mosmarrëveshje dhe keqkuptime me partnerin. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do kenë aspak dëshirë ta ndryshojnë statusin. Ne planin financiar duhet pasur shume kujdes pasi nëse fillojnë problemet zor se do dilni pa u prekur.
Virgjëresha
Dite mjaft romantike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do dashuroheni pa dorashka me partnerin dhe nuk do keni as ankesën me te vogël. Beqaret me ne fund do jene me fat dhe do mund te fillojnë një lidhje fantastike. Ne planin financiar, për fat te keq, do ju dalin vështirësi te njëpasnjëshme. Kërkoni sa me pare ndihme sepse vete nuk do ja dilni dot.
Peshorja
Nëse jeni thjesht ne një lidhje, sot do bëni plane për një bashkëjetesë. Nëse jeni te martuar mund te mendoni te zgjeroni edhe me tepër familjen tuaj. Beqaret do jene te turpshëm dhe nuk do arrijnë dot t’ia shprehin ndjenjat personit qe pëlqejnë. Buxhetin do jeni ne gjendje ta menaxhoni me shume kujdes dhe gjendja do filloje te përmirësohen ndjeshëm.
Akrepi
Harmonia dhe mirëqenia do mbizotërojë sot ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni mire ne çdo moment pranë partnerin dhe kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Beqaret do kenë një dite te mbushur me takime, por asnjë nga personat nuk do i përmbushë te gjitha kushtet për te filluar një lidhje. Buxheti do jete goxha i qëndrueshëm, por kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni pa u menduar.
Shigjetari
Lidhja juaj me partnerin do jete shume e forte sot dhe askush nuk do ua prishe dot harmoninë. Kënaqësitë do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Do ju duhet te presin edhe disa dite për te filluar lidhje serioze. Financat do jene mjaft delikate kështu qe kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni.
Bricjapi
Dite me shume fat ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mos bëni gabime sepse mund te pendoheni rende. Beqaret nuk do duan te kenë angazhime dhe do i refuzojnë te gjitha ftesat qe do ju bëhen. Do pendohen shpejt, por atëherë do jete tepër vone. Buxheti do jete shume here me i mire se me pare, kështu qe mund t’ia lejoni vetes ndonjë shpenzim me tepër.
Ujori
Flisni dhe dashurohuni pa dorashka sot ju te dashuruarit sepse vetëm ne këtë mënyrë do mund te përjetoni emocionet e duhura. Ne këtë mënyrë edhe partneri do i kuptoje me mire ndjenjat qe keni. Beqaret do jene shume te kujdesshëm me joshjen dhe do e bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Ne planin financiar jo gjithçka do ju ece mire, prandaj duhet te bëni kujdes.
Peshqit
Dite paksa e ndërlikuar do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do bini dakord me partnerin për shume gjera dhe ne disa momente situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Beqaret nuk do ndihen ende gati te fillojnë një lidhje dhe do preferojnë qe njëherë për njëherë te mbeten shoke me personat qe do njohin. Për pjesën me te madhe financat do jene te stabilizuara.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/