PleTë paktën 13 persona kanë ndërruar jetë dhe 6 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një zjarr në një lokal në Rouen, në veri të Francës.
Mbeten ende të paqartë shkaqet e rënies së zjarrit që u mori jetën 13 persona, pjesa më e madhe e të cilëve ishin të rinj që po festonin ditëlindjen e një mikut të tyre.
Ndërkohë që në vendngjarje ndodhen edhe forcat zjarrfikëse të cilat kanë neutralizuar flakët.
Raportohet se policia e cila ndodhet gjithashtu në vendngjarje ka nisur edhe një hetim për të gjetur edhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, për të cilën disa media raportojnë se ka pasur edhe një shpërthim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/