FOTO HISTORIKE/ Sot 25-vjetori i udhëtimit të shqiptarëve drejt Italisë me anijen...

FOTO HISTORIKE/ Sot 25-vjetori i udhëtimit të shqiptarëve drejt Italisë me anijen “Vlora”

725
0
Shares

E përditshme e njohur zvicerane, “Neue Zuercher Zeitung”, ka vendosur t’i kushtojë një shkrim anijes “Vlora”, në 25-vjetorin e mbërritjes së saj nga Shqipëria në Itali.
Gazetari Andreas Reich shkruan se pavarësisht urdhrit të rojes bregdetare italiane për të mos lejuar asnjë anije shqiptare në brigjet italiane, anija “Vlora”, e shkatërruar dhe e tejmbushur, mbërriti në Itali më 8 gusht të vitit 1991.
anija vlora 1991 2Mendohet se në bord ishin 10 mijë shqiptarë. Ata nuk u lejuan të lënë portin dhe kjo u shoqërua me trazira.
Italia vendosi t’i deportojë shqiptarët, pavarësisht kritikave të forta ndërkombëtare, sidomos nga Amnesty International.
Historia e anijes ‘Vlora’ është përdorur gjerësisht kohët e fundit, në kuadrin e krizës së refugjatëve.
Disa politikanë të ekstremit të djathtë në Evropë e kanë përdorur qëllimisht dhe mënyrë manipulative për të ilustruar atë që e pret Evropën nga vala e emigrantëve.
anija vlora 1991 1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY