Ledjan Hasani
Një pushues që ka humbur dje në Durrës është gjetur sot, ndërsa një tjetër pushues ka humbur sot dhe familjarët kanë kërkuar ndihmën e policisë.
Burime të Policisë Vendore të Durrësit, bënë të ditur se 67-vjeçari Jakup Ramadani, pushues nga Gostivari, i humbur mesditën e djeshme, është gjetur sot dhe u është dorëzuar familjarëve.
Ndërkohë, të njëjta burime të policisë, bëjnë të ditur se sot, rreth orës 18:45. në lagjen Nr. 13, është larguar nga banesa shtetasi Ledjan Hasani, 26 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.
Hasani kishte ardhur me pushime në Durrës.
Ai është i gjatë rreth 1.60 cm, me flokë ngjyrë kafe të shkurtër, sy ngjyrë kafe, ezmer, i dobët dhe ecën pak i kërrusur. Ka të veshura një palë rroba banjo ngjyrë të zezë. Në krahun e djathtë ka një tatuazh.
Familjarët kanë deklaruar se Ledjani ka probleme të shëndetit mendor.
Qytetarët të cilët e shohin shtetasin e mësipërm janë të lutur të telefonojnë në numrin 069 41 10 217.
Jakup Ramadani
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/