Çfarë mund të pini gjatë verës kur bën shumë vapë? Shfrytëzoni të mirat e shalqirit, të pjeprit, manaferrave ose të frutave të tjera të sezonit për t’u freskuar dhe për të rigjetur formën tuaj të dëshiruar.
Shalqiri dhe pjepri përmbajnë sasi të mëdha uji dhe janë të duhurit për t’u konsumuar mes vakteve. Fal betakarrotenit perimet me gjethe jeshile, të verdha ose të kuqe ndihmojnë lëkurën që të parapregatitet për t’u ekspozuar në plazh. Më poshtë do të njiheni me disa këshilla se si mund të hidratoheni me frutat e stinës dhe të kujdeseni për mirëqenien tuaj.
Ujë i aromatizuar
Një një shishe uji fusni një bustinë çaji sipas preferencës dhe lëreni aty për një natë. Kështu do të mund të përfitoni një pije freskuese dhe natyrale, e duhur për t’u hidratuar.
Mëngjesi veror
Mos ndoshta i nxehti ju heq dëshirën për të pirë pije të nxehta? Nëse po, atëherë kafen e zakonshme zëvendësojeni me kosin e frutave duke e shijuar me copa frutash të freskëta dhe pak fara lini, luledielli etj.
Hidratimi
Frutat dhe perimet e papërpunuara përmbajnë sasi të mëdha vitaminash, që kanë tendencë të degradohen me gatimin. Krijoni një miks të shijshëm me perime ose fruta dhe konsumojeni atë pas mëngjesit dhe paradite.
Energjia
Përpara vakteve të zakonshme mësojeni veten me një pjatë me sallatë jeshile, sepse ajo do të kontribuojë në ndjesinë e ngopjes. Shtojini copa molle, karrota dhe domate, të pasura me likopen (substancë e çmuar për lëkurën).
Lëngjet natyrale
Bëni kujdes me konsumimin e lëngjeve të frutave, të pasura me sheqer të cilët janë në gjendje të shkatërrojnë smaltin e dhëmbëve dhe të favorizojnë kariesin. Mundohuni që të bëni vetë lëngje frutash të feskëta. Duhet ta keni shumë parasysh këtë lloj investimi për shëndetin tuaj, nëse dëshironi të jeni mirë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/