Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka dënuar ngjarjen e mbrëmshme në Kuvend, ku persona ende të paidentifikuar sulmuan selinë e Kuvendit me një mjet shpërthyes, të dyshuar si predhë antitank. Në një postim në “Facebook”, Mustafa shprehet se ky është një sulm ndaj pavarësisë dhe se askujt nuk i lejohet të terrorizojë institucionet. Mustafa i bëri thirrje të gjithë organeve të shtetit që të zbardhin këtë ngjarje dhe autorët të vihen para përgjegjësisë.
“Sulmi mbi ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është atak ndaj pavarësisë sonë. Kuvendi është organi më i lartë legjislativ, simbol i rregullimit tonë shtetëror dhe demokratik. Askujt nuk i lejohet të terrorizojë institucionet e shtetit tonë.
Ftoj organet e rendit të punojnë në zbardhjen e këtij rasti shumë të dëmshëm dhe tepër të shëmtuar si dhe qytetarët ta japin ndihmesën e tyre. Kryerësit e kësaj vepre duhet të dalin para drejtësisë”, shkruan Isa Mustafa.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/