Skandali i rimbursimit të ilaçeve, lirohet administratori i “Omega Pharma”

Skandali i rimbursimit të ilaçeve, lirohet administratori i “Omega Pharma”

222
0
Shares

Nadir Çausholli në sallën e gjyqit

Administratori i depos farmaceutike “Omega Pharma grup” Nadir Çausholli i arrestuar për skandalin e rimbursimit të ilaçeve, (sipas prokurorisë) me një dëm ekonomik ndaj shtetit prej 2.2 milionë euro është liruar.
Gjykata e Tiranës me një vendim të marrë më datën 27 korrik 2016 e dënoi me 2 vjet burg. Por në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal urdhëroi “Pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, për pjesën e mbetur pa vuajtur te dënimit me burgim, duke filluar nga data e dhënies së këtij vendimi.
Vendimi parashikon gjithashtu vënien në provë e të dënuarit Nadir Çausholli për një periudhë kohe prej 2 vjet e 6 muaj, me kusht qe gjate kohës se provës te mos kryeje vepër tjetër penale”
Nadir Çausholli është deklaruar fajtor për “falsifikim të dokumenteve” dhe mashtrim si dhe ka përfituar nga ulja me 1/3 e dënimit . Prokuroria kërkoi dënimin e tij me 3 vjet burg.
Gjatë kësaj kohe Çausholli duhet të mbajë kontakte me Zyrën Vendore te Shërbimit te Provës Tirane, si dhe të marrë pëlqimin e saj për ndryshimin e vendbanimit.

Omega Pharma dënohet me 3.3 milionë lekë gjobë, ndalohet 3 vjet tregtimi i barnave
Po kështu personi juridik Omega Pharma Group sh. p. k., është dënuar me 3.333.333 (tre milion e treqind e tridhjete e tre mije e treqind e tridhjete e tre) leke gjobë për veprën penale të “Falsifikimit te dokumenteve” dhe “Mashtrimit”. Edhe në këtë rast është aplikuar zbritja e dënimit me 1/3
Prokuroria kërkoi 5.000.000 leke gjobe.
Gjithashtu Personi juridik Omega Pharma Group sh. p. k me NIPT L01529009P ndalohet te ushtroje veprimtarinë e tregtimit të barnave të rimbursueshme duke u ndaluar të lidhë Kontrate me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për një periudhë prej 3 vjetësh. Të njëjtën kërkesë bëri dhe prokuroria.

Lirohen dhe punonjësit e kompanisë farmaceutike
Gjithashtu është liruar dhe punonjësja e kësaj shoqërie Arjola Piperaj për veprën penale të “Falsifikimit te dokumenteve”. Dënimi me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim u konvetua në periudhë prove 2 vjeçare.
Laureta Kushova u dënua me 4 muaj burg por u konvertua në periudhë prove prej 18 muajsh.
Blerina Qatja u dënua me 4 (katër) muaj burgim të konvertuar në periudhë prove prej 2 vitesh
Avokatët kërkuan pafajësi por nëse do të deklaroheshin fajtorë atëherë të aplikoheshin nenet lehtësuese

Dosja

Më 1 maj 2016 Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet në lidhje me skemën mashtruese të ilaçeve, të njohur si “Farmacitë 2”
Prokuroria e Tiranës, në kuadër të hetimeve, ka urdhëruar edhe ekspertizën e specializuar, nga e cila është arritur në përfundimin se, nga kjo skemë mashtruese, vlera e dëmit ekonomik ndaj shtetit për periudhën Janar 2013- Tetor 2015 arrin në vlerën e rreth 2.2 milionë euro. Kjo shifër është për skemën e dyshuar mashtruese vetëm për dy lloje ilaçesh (insulinë dhe ketosteril), pasi në hetim është edhe përfshirja në rimbursim në mënyrë të paligjshme e disa llojeve të tjera barnash.
Sipas hetimit të Prokurorisë Tiranë, rezultonte se “Omega Pharma” ka shpërndarë receta të falsifikuara tek farmaci të ndryshme dhe këto të fundit i kanë paraqitur recetat për rimbursim tek Fondi Rajonal i Kujdesit Shëndetësor Tiranë, duke tërhequr në total shumën e sipërcituar për dy llojet e ilaçeve.
Skema mashtruese me rimbursimin e ilaçeve, e njohur ndryshe edhe si “Omega”, ishte pjesa e dytë e një hetimit të gjerë, të nisur nga Prokuroria e Tiranës lidhur me faturat fiktive të barnave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY