PD ka denoncuar sot, mbrojtjen që kryeministri Edi Rama i bëri vëllait të Fatmir Xhafajt, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.
Sipas Grida Dumës, sekretare e amrrëdhënieve me Publikun në PD, Edi Rama “sulmon me tërbim Gjykatën e Lartë të Venezuelës, sulmon drejtësinë italiane, sulmon opozitën dhe merr në mbrojtje narkotrafikantin ndërkombëtar, Agron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafaj”.
Për PD, këta trafikantët i duhen Ramës për të blerë foto me Presidentin amerikan Barcka Obama, por edhe për votat në zgjedhje.
Deklarata e plotë e Sekretares së Marrëdhënieve me Publikun në PD, Grida Duma
Edi Rama mori në mbrojte Agron Xhafajn, një trafikant ndërkombëtar droge, të provuar për aktivitetin e tij nga drejtësia e Venezuelës, madje nga Gjykata e Lartë e saj vendimin e të cilës ka cituar dhe shpërndarë dje Partia Demokratike.
Në këtë vendim, që përshkruan aktivitetin e Agron Xhafajt, në shpërndarjen e drogës në Itali, e në veçanti në zonën e Bolonjës, Gjykata e Lartë e Venezuelës thotë se është provuar roli i tij në këtë bandë ndërkombëtare të trafikut të drogës.
Por Edi Rama, sulmon me tërbim Gjykatën e Lartë të Venezuelës, sulmon drejtësinë italiane, sulmon opozitën dhe merr në mbrojtje narkotrafikantin ndërkombëtar, Agron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafaj.
Pse duhet që vëllai i një trafikanti ndërkombëtar droge, me kërkesë ekstradimi për të nga Venezuela të caktohet nga Edi Rama kryetar i reformës në drejtësi?, është pyetja që bën çdo qytetar.
“Ku është problemi këtu”, thotë Edi Rama.
Nuk është hera e parë që Edi Rama merr në mbrojtje trafikantët dhe krimet e tyre.
A nuk beri të njëjtën gjë me Rroshin që e mban akoma në krye të Kavajës. Me Prengën që e mban akoma deputet. Me Bushin që e promovoi në krye të Krujës. Me Ndokën që e ka bërë te plotfuqishëm në Lezhë. Me Frrokët të cilëve ju fshehu edhe kërkesën për ekstradim, dhe i la të arratisen, me Balilin e Shullazin të cilëve u ka vënë policinë e strukturat shtetërore në shërbim të tyre. Ka ofruar lehtësi, deri në rrugë të hapura për arratisje.
Sepse në të vërtetë, trafikantët e drogës për Edi Ramën janë njerëzit e duhur.
Trafikantët e drogës i blenë atij foton me Obamën.
Trafikantët e drogës bënë fushatë me Edi Ramën dhe e sollën në pushtet. Prandaj Edi Rama ndan pushtetin me trafikantët e drogës.
I ka bërë deputetë, kryetarë bashkish, dhe drejtues të rëndësishëm. Sepse trafikantët janë modeli i tij.
Trafikantët e drogës kanë zaptuar territorin e vendit dhe shfrytëzojnë tokën dhe njerëzit për biznesin e tyre kriminal të miliona eurove.
Trafikantët e drogës janë njerëzit e duhur për Edi Ramën, se japin 30 për qind për çdo rrënjë kanabis.
Shqiptarët nuk mendojnë si Edi Rama.
Shqiptarët mendojnë se droga dhe trafikantët janë e zeza e vendit, që po i marrin frymën ekonomisë së ndershme që duhet të konkurrojë me ekonominë e drogës. Shqiptarët e shohin se droga dhe narkotrafikantët po rrënojnë bujqësinë teksa marrin tokat dhe burimet ujore. Po shkatërrojnë sigurinë e po sjellin cikël krimesh të përditshme, sepse policia ruan kanabisin e tyre dhe ka braktisur detyrën. Trafikantët në bashkëpunim me Edi Ramën po ngrenë perandori financiare mbi mjerimin e fshatarëve që shfrytëzohen me 10 mijë ose 20 mijë lekë në ditë, dhe në kurriz të biznesit të ndershëm dhe punës së ndershme.
Shqiptarët dhe Partia Demokratike do ta shkulin nga rrënjët këtë te keqe. Ata e kanë marrë vendimin dhe presin me padurim ta shpallin.
Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/