Mjekët e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë nuk i besojnë kontrollit shëndetësor për grupmoshat nga 40 deri në 65 vjeç.
Petrit Vargu mjek në shërbimin e urgjencës ku çdo ditë përballet me raste të ndryshme tregon se pse ai dhe kolegë të tij detyrohen të kërkojnë pacientëve që analizat ti kryejnë nga e para.
Vargu hedh poshtë argumentin e Ministrisë së Shëndetësisë së chek-up shërben për zbulimin e hershëm të sëmundjeve dhe kursen shpenzimet e ardhshme për ofrim të kujdesit shëndetësor.
Për kontrollin shëndetësor të një personi të moshës nga 40 deri në 65, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor i paguan firmës që ka marrë me koncesion këtë shërbim 1537 të reja lekë pa TVSH.
Shteti i garanton privatit pagesat për 475 mijë kontrolle në vit.
Kjo në qoftë se numri i kontrolleve nuk e tejkalon këtë kufi, por mjeket tregojnë se shumë persona për arsye të ndryshme vijojnë të mos e marrin këtë shërbim e paratë mund të ishin investuar diku tjetër.
Në kushtet kur qytetarët vijojnë të shfaqen indiferent e mjekët në shërbimin publik dhe atë privat tregohen skeptik mos ka ardhur kohë që qeveria ta rishikojë koncesionin e chek-upit ndoshta edhe duke i paguar kostot kontraktorit?
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/