Gruaja e kosovarit që plagosi dy malazezë e dy maqedonas rrëfen sherrin...

Gruaja e kosovarit që plagosi dy malazezë e dy maqedonas rrëfen sherrin në tragetin Ankona – Durrës

64
0
Shares

Një këngë e kënduar serbisht, por edhe nën efektin e alkoolit nga maqedonasit dhe malazezët, nuk i ka pëlqyer me sa duket kosovarit. Për pasojë pakënaqësia e tij ka shkuar deri në përleshje fizike, ku veç dy malazezëve e dy maqedonasve, të plagosur kanë mbetur dje në tragetin e linjës Ankona – Durrës edhe dy bashkëshortët nga Kosova.
“Ishim nisur me makinë nga Anglia për të kaluar pushimet në Shqipëri. Në Itali hipëm në tragetin e linjës Ankona-Durrës.
Ishim bashkë me dy fëmijët tanë dhe disa të afërm që udhëtonin me ne. Kur në një moment bashkëshorti (Altini) doli mbi kuvertë për të pirë cigare. Në kohën që ai po vinte te ne, aty pranë ndodheshin këta djemtë.
Ishin të dehur dhe po vazhdonin të pinin. Në një moment ngecën me tim shoq, duke debatuar pa arsye, ndoshta si pasojë e pijes. Ata nisën të shanin, në këtë moment bashkëshorti u kërkoi të qetësoheshin, pasi nuk kishim punë me ta.
Mirëpo ata nuk u ndalën dhe qëlluan në drejtimin tonë me shishe birre, duke më lënë të plagosur mua. Në këtë çast ndërhyn bashkëshorti dhe situata u agravua më tepër.
Ata ishin të shumtë në numër dhe qëlluan me shishe edhe bashkëshortin, ndërsa më pas edhe me grushte e shqelma. Pas përleshjes bashkëshorti dhe unë mbetëm të plagosur, ndërsa nuk di gjë se çfarë ka ndodhur me ata personat”, u shpreh Linda Hakami, bashkëshortja e kosovarit Latin Hakami.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të së mërkurës, teksa trageti i udhëtarëve ka qenë në lundrim e sipër.
Sipas Policisë, konflikti ka nisur mes Altin Hakamit, 36 vjeç, nga Kosova, i cili shoqërohej nga bashkëshortja (Linda) dhe disa shtetasve të tjerë, konkretisht: Dalibor Jovanoviç, 36 vjeç, Viktor Krstevski, 34 vjeç, Dragan Kovaçeviç, 29 vjeç, dhe Dragis Gogiç, 25 vjeç, shtetas maqedonas dhe malazezë.
Gjatë përleshjes mes njëri-tjetrit, 36-vjeçari kosovar Altin Hakami ka qëlluar me thikë shtetasin me iniciale V. M., 28 vjeç, duke e lënë të plagosur rëndë.
Sakaq, edhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt kanë mbetur të plagosur. Dëmtime ka marrë edhe vetë autori Altin Hakami dhe bashkëshortja e tij, shtetasja Linda Hakami, 35 vjeçe, banuese në Londër, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY