Femrat rrëfejnë historitë e tyre më të tmerrshme të takimeve

Femrat rrëfejnë historitë e tyre më të tmerrshme të takimeve

54
0
Shares

Takimet e para zakonisht janë të çuditshme, e veçanërisht nëse asnjëri nuk keni diçka për të folur.

Mirëpo, në rast se takimi është duke ecur shumë mirë, jeni duke pasur një bashkëbisedim të mahnitshëm dhe po ju pëlqen personi me të cilin keni dalë, atëherë konsiderojeni veten si me fat, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, me kalimin e kohës, kur filloni ta njihni njëri-tjetrin më mirë, takimet mund të fillojnë të bëhen më të çuditshme. Prandaj, më poshtë i keni gjashtë histori të tmerrshme të takimeve të cilat kanë bërë bujë në media të ndryshme.

* “Shoku i tij i dhomës kishte hyrë brenda, kishte filluar të na bërtasë duke na akuzuar se kemi hyrë fshehurazi në dhomën e tij dhe ia kemi vjedhur drogën. Ne nuk e kishim bërë këtë, mirëpo personi me të cilin isha në takim kishte përfunduar duke u rrahur me të në korridor përderisa unë qëndroja ashtu” – Kaylee A., 22 vjeçare.

 

* “Më kishte kërkuar të shkojmë në kishë dhe të dalim për drekë qysh në takimin e dytë. Ai ishte ulur në fillim për t’i kryer leximet, prandaj unë kisha mbetur vetëm. Pastaj, ‘takimi jonë i drekës’ kishte qenë me pastorin, gruan e tij dhe tre fëmijët e tyre. Unë kisha marrë një ligjëratë të ‘mirë’ se si të bëhem ‘grua e mirë e pastorit’” – Liz H., 25 vjeçare.

* “Erdhi me mua në shtëpi dhe shkoi para mëngjesi. Kur u zgjova shkova të marr një peshqir dhe e pashë se të gjithë peshqirët në dollap ishin të lagur dhe mbanin erë urine. Ai kishte urinuar në dollapin tim!” – Hudson V., 22 vjeçare.

* “Gjatë rrugës më kishte thënë se ka një fëmijë. Pastaj më kishte thënë se fëmija i tij ishte 10 vjeçar. Pastaj, pas darkës, më kishte thënë se është i martuar…” – Mariella N., 25 vjeçare.

* “Isha në restaurant me motrat kur më kishte kërkuar të dalim. Në takimin e dytë, ai më kishte thënë, ‘në fakt, ti nuk je vajza me të cilën tua të dal – më shumë më pëlqen motra jote e vogël” – Ikram B., 25 vjeçare.

* “Ai ishte një orë me vonesë dhe më kishte thënë se e kishte marrë gjumi pasi kishte masturbuar. Pastaj më kishte kërkuar të shkojmë në dhomën e tij të hotelit. Kur kisha refuzuar, ai më kishte bërtitur sepse i kishte kushtuar 650 dollarë, dhe, sipas tij, unë ia kisha borxh një gojore. Jo faleminderit!” – Julie R., 39 vjeçare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY