EKSPERTIZA/ Ja nga se vdiq turisti rus!

EKSPERTIZA/ Ja nga se vdiq turisti rus!

92
0
Shares

Turisti rus Denis Kaiumov ka vdekur nga shoku i rëndë traumatiko-hemoragjik, si pasojë e dëmtimeve që janë shkaktuar me mjete të forta mprehëse me mekanizmin e goditje-përplasjes.
Ky është konkluzioni paraprak i ekspertëve mjeko- ligjor, të cilët kanë konstatuar  tre plagë të thella që dyshohet të jenë shkaktuar nga helikat e motorëve të skafit.
Trusiti rus 43-vjeçar ndërroi jetë pak minuta pasi iu dha ndihma e parë, në spitalin e Himarës.
Ndërsa hetimet janë përqendruar për të provuar lidhjen shkakësore midis skafit të sekuestruar të 44-vjeçarit Fatmir Kuçi dhe plagëve në trupin e viktimës.
Fatmir Kuçi u arrestua si i dyshuar për goditjen nga pakujdesia të turistit rus, ndërsa gjatë marrjes në pyetje ai i mohoi akuzat, me pretendimin se i dha vetëm ndihmën e parë.
Menjëherë policia kufitare ka nisur një operacion në shkallë të gjerë, për bllokimin e mjeteve të lundrimit pa dokumentacionin përkatës.
Zyra e shtypit të policisë së shtetit bëri me dije se vetëm sot janë bllokuar 7 mjete, ndërsa në total që prej 1 qershorit, 20 të tillë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY