Presidenti Bujar Nishani, ka sqaruar sot në një dalje para gazetarëve edhe “debatin” më të fundit për dekretimin prej tij të datës 11 shtator 2016 për zgjedhjet e parakohshme për kreun e bashkisë së Peshkopisë.
“Gjykata Kushtetuese në 1 gusht 2016 ka vënë në dijeni Presidentin për vendimin e saj. Data e zgjedhjeve nuk përcaktohet nga presidenti, por nga Gjykata Kushtetuese. Presidenti ka detyrimin formal për të dekretuar datën e zgjedhjeve. Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se janë vetëm dy të diela në dispozicion për zgjedhjet, 4 shtator dhe 11 shtator. Pas këtij vendimi, Presidenti kishte vetëm 48 orë për të shpallur datën e zgjedhjeve. Në rast se nuk do e bënte këtë Presidenti, do kishim një shkelje të Kushtetutës dhe nuk do të kishte kush ta shpallte këtë datë.
Presidenti nuk përcakton asgjë por i ka dhënë mundësinë KQZ dhe partive pjesëmarrëse në zgjedhje të përgatiten”, u shpreh Nishani.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/