Nuk ka zgjedhje me Ramën kryeministër i cili edhe votimin në parti...

Nuk ka zgjedhje me Ramën kryeministër i cili edhe votimin në parti nuk e lejon

54
0
Shares

Kërkesa për qeveri teknike nuk është një trill veror i opozitës, por një qëndrimin i konsoliduar i Partisë Demokratike.
Ky është qëndrimi i sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani, në lidhje me kushtin që kreu i PD-së Basha i vendosi mazhorancës për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Në një intervistë për “Panoramën”, Ristani deklaron se Partia Demokratike ka një ftesë të hapur për të gjitha forcat politike për t’u angazhuar në krijimin e një qeverie teknike.
Sipas sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, opozita do të kërkojë një marrëveshje me vullnet të gjerë politik, por nëse kjo marrëveshje nuk do të arrihet, atëherë Partia Demokratike do t’i prijë vullnetit popullor për qeverinë teknike.
Nuk mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër që ka frikë edhe nga vota brenda partisë, apo edhe nga votimi në Peshkopi, shihni çfarë po bën për Shukriun, u shpreh Ristani.
“Kusht i patejkalueshëm është një qëndrim i qartë politik, mjaft me vend dhe i kuptueshëm për këdo. Është kusht i patejkalueshëm, sepse Edi Rama dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk qëndrojnë bashkë.
Edi Rama në mënyrë të përsëritur ka treguar se është një killer i votës së lirë e të ndershme. Një njeri që tërë historinë e tij politike e ka ndërtuar duke dhunuar votën e lirë, ndaj sheh fantazma prej votës së lirë e të ndershme, dhe bën gjithçka për të mos e lejuar.
Kemi rastin kaq kuptimplotë të zgjedhjeve të pjesshme lokale në Korçë, kur sapo kishte ardhur në pushtet. Ju e dini se si e ktheu Korçën në një kasaphanë masive votash, me shitblerje si në pazar mishi, edhe pse ishte i favorizuar në ato zgjedhje. Por tek Edi Ram sundon frika nga vota.
Ndaj i bleu ato. E më pas e amnistoi në Parlament edhe si krim, me forcën e kartonëve, pra një skemë e mirëmenduar. Erdhën zgjedhjet lokale të vitit 2015. Kujtoni raportin e OSBE-së, më i ziu i mbajtur në këto 10 vitet e fundit.
Kthim dramatik mbrapa. Kriminelë në qendra votimi, shantazh çdo punonjësi, kërcënim me vende pune në këmbim të votës. Killeri i votës u shfaq sërish. Kujtoni më vonë se si ndaloi zgjedhjet brenda partisë së tij, dhe se si turri gjithë levat e tij për të mbushur kutitë e referendumit 99 për qind pro tij. E fundit fare, shihni çfarë bën sot, nuk dëshiron zgjedhje në Dibër.
Për shkak të panikut që ka nga vota, del kundër Presidentit që dekreton datën sipas Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, dhe vihet në krah të Shukriut, pehlivanit të tij, që kërkonte seks në këmbim të një vendi pune.
Këto janë tiparet e një dhunuesi serial, të përbetuar, për të asgjësuar votën e lirë e të ndershme. Dhe sigurisht, se Partia Demokratike s’mund të pranojë asnjë moment që vendi të shkojë në zgjedhje, ku zgjedhjet t’i organizojë e menaxhojë një killer i votës së lirë”, u shpreh midis të tjerave Arben Ristani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY