Motori i ujit godet përsëri, plagos rëndë një pushues në Velipojë

Motori i ujit godet përsëri, plagos rëndë një pushues në Velipojë

244
0
Shares

Pjesë e sukseseve të propaganduara sot nga Policia e Shtetit

Nuk zgjat veçse disa orë, zhurma propagandistike e Policisë, për një operacion “të gjerë” për bllokimin e mjeteve motorike, lundruese. Një tjetër aksident nga një tjetër motor uji sot në Velipojë, e ka zhvlerësuar deklaratën e drejtorit të Përgjithshëm të Kufirit Genc Merepeza i cili sot garantoi se “Për hir të vërtetës deri në këtë periudhë ne e kemi pasur të monitoruar situatën dhe vazhdojmë ta kemi, prandaj unë pushuesve u bëj thirrje që të jenë të qetë për pushimet e tyre”.
Aksidenti ka ndodhur në Velipojë dhe pushuesi i aksidentuar me motor uji ndodhet për ndihmë mjekësore në spital.
Sipas policisë, i plagosur është një tursit i huaj, belg, i cili në momentin e aksidentit, ka qenë duke bërë xhiro me një motor uji.
Ky është aksidenti i dytë brenda dy ditësh nga mjetet motorike ujore.
Dje turisti rus Denis Kaiumov, humbi jetën pasi u aksidentuar me skaf në det nga biznesmeni Fatmir Kuçi nga Elbasani, i cili u arrestua sot nga policia e Vlorës.

merepeza-768x432
Genc Merepeza

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY