Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ja 23 gabimet e ish-drejtorit Ilir Kerni

04/08/2016
Ja 23 gabimet e ish-drejtorit Ilir Kerni
Share on FacebookShare on Whatsapp

1 – I dha me rregullore të brendshme shumë kompetenca, shumica represive dhe të jashtëligjshme Drejtorisë Artistike.
2 – Nuk erdhi me një platforme për TOB, të paktën të sillte shembullin e teatrit të Zagrebit në Kroaci, ku punoi vetë deri në pension.
3 – Me anë të presionit detyroi tenorin Armando Kllogjeri të largohet nga TOB. Tenor, nga më të aftit dhe më të talentuarit të historisë së operës.
4 – Me anë të presionit detyron të largohet koreografin në karrierë, Arian Sukniqi.
5 – Ndaloi me urdhër të prerë fjalën e lirë, ku artistët nuk duhej të dilnin për asnjë arsye në media pa lejen e drejtorisë.
6 – Lejoi të punohet pa kalendar të detajuar dhe të paktën 1-vjeçar.
7 – Hodhi kartën e starëve që debutojnë jashtë për të shuar vlerat dhe karrierën e artistëve që kanë mbajtur Operën këto 25 vite, duke i denigruar dhe duke i ulur kategoritë. Nuk njihte vlerat e teatrit për shkak të një largimi të gjatë jashtë vendit.  8 – Koncepti i gabuar që: “Kur të vërshojnë të huajt, atëherë do të bëhet teatri”, ishte shokues.
9 – Arriti deri aty sa të mos vërë në reklamat e operave emrat e artistëve vendës, për t”i kthyer në anonimë.
10 – Ne përvjetorin e Operës, në ekspozitën e fotove artistike të artistëve në të gjitha kohërat, fotot e artistëve aktualë të TOB-it i vendosi në vendin më të shikueshëm afër tualetit të Operës.
11 – Pranoi që të festonte në Kryeministri me artistë të ardhur nga jashtë, duke lënë trupat të performonin jashtë në shesh, në të ftohtë, si te filmi “Koncert në vitin ‘36”.
12 – Hoqi çdo shpërblim për artistët.
13 – Nuk bëri asgjë për titujt e artistëve në karrierë.
14 – Lejoi dhe u bë pjesë e prepotencës, arrogancës ndaj artistëve si kurrë ndonjëherë.
15 – Teatri u nda në parcela dhe për hir të konflikteve me drejtoreshën artistike, që vetë e pranoi që në fillim. Baleti dominoi gjatë gjithë kohës, duke lënë deficitare operën dhe sektorët e tjerë.
16 – Lejoi përdhosjen e artistëve ikona të Operës, si Irini Nikolla, sopranoja emblematike e teatrit.
17 – Ngjalli konflikt brenda gjirit të artistëve dhe u armiqësuan me njëri-tjetrin.
18 – Nuk denoncoi projektin-skandal të rikonstruksionit, ku skena e TOB-it shndërrohet në skenë koncertesh dhe jo skenë opere.
19 – Kontratat nuk rezultuan që u bënë për të rregulluar marrëdhëniet juridike të punës, por për t”u mbyllur gojën artistëve. Për t’i shantazhuar.
20 – Artistët nuk guxonin të kërkonin qoftë edhe dietat sipas ligjit për turnetë jashtë vendit.
21 – Roli honorifik i bordit të jashtëm, tanimë i dështuar.
22 – Shkatërrimi i bordit të brendshëm të teatrit me artistët më të mirë të tij, gabim fatal.
23 – Dorëheqja në tymnajë, pa thënë shkaqet e vërteta të saj nuk është në nderin e një artisti të madh.

Të dashur miq, gjatë këtyre 3 viteve pati edhe disa suksese të padiskutueshme, falë artistëve tanë të mrekullueshëm brenda dhe jashtë vendit.
Por, si artistë, kemi disa përgjegjësi morale për mbarëvajtjen e këtij institucioni kaq të rëndësishëm kombëtar dhe duhet të flasim hapur me çiltërsi dhe fakte dhe aspak me inate personale apo me superlativa inekzistente. Drejtorët vijnë dhe ikin, ne jemi aty në skenë më të motivuar dhe më të përkushtuar për t’i dhuruar spektatorit tonë shfaqje dinjitoze dhe me nivel të lartë si gjithmonë.


Nga Ylber Gjini, artist pranë TKOB 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Qëlloi të bijën me thikë në një rrugë të Durrësit

26/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.