FOTO/ Ja italiani i dytë që humbi jetën në aksidentin e Velipojës

FOTO/ Ja italiani i dytë që humbi jetën në aksidentin e Velipojës

43
0
Shares

Mediat italiane kanë publikuar emrin e italianit të dytë që humbi jetën ditën e djeshme në aksidentin tragjik në Velipojë.
Ai është Giovanni Sanguedolce, i lindur në vitin 1980 në Andria (36 vjeç), raporton agjencia italiane “Repubblica.it”
giorgio angelo de serio“Dy të rinj italianë vdiqën në një aksident me makinë të martën në mëngjes në Shqipëri, së bashku me dy persona të tjerë nga Shqipëria. Viktimat janë 25 vjeçari italian Giorgio Angelo De Serio, nga Bari, dhe John Sanguedolce, 36 vjeç nga Andria. Nëna e De Serio tashmë ka mbërritur në Shqipëri”, shkruajnë mediat italiane.
besmir kolaBesmir Kola, 39-vjeç dhe Artenisa Perej, 21 vjeçe, të dy kushërinjë ishin shqiptarët e mbetur viktima të aksidentit në Velipojë.
Drejtuesi i mjetit, Besmir Kola do të martohej më 14 gusht dhe për dasmën e tij, kishte ftuar edhe kushërirën e tij, Artenisa Peraj.
artenisa perajKjo ishte e lidhur me italianin Giorgio Angelo dhe kishte planifikuar që fejesën ta shpallte ditën e dasmës së kushëririt Kola.
Giorgio Angelo nga ana tjetër kishte ardhur në Shqipëri me pushime dhe ishte i ftuar në dasmën e Kolës.
Katër të rinjtë ishin duke shkuar në një klub nate kur ndodhi aksidenti tragjik. Mjeti përfundoi në kanal për shkak të mungesës së sinjalistikës.
Policia tha se të rinjtë humbën jetë për shkak të mbytjes, pasi nuk kanë mundur dot të dalin nga automjeti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY