Një përleshje me thika ka ndodhur në tragetin që vinte nga Italia në Shqipëri. Protagonistë kanë qenë shtetas kosovarë, malazezë e maqedonas. Për pasojë, nga kjo përleshje, kanë mbetur të plagosur të gjashtë protagonistët.
Sipas policë vendore të Durrësit, mësohet se specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë Altin Hakami 36 vjeç, lindur në Mitrovicë, Kosovë dhe banues në Londër.
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të: Dalibor Jovanoviç 36 vjeç, banues në Maqedoni; Viktor Krstevski 34 vjeç, banues në Maqedoni; Dragan Kovaçeviç 29 vjeç, banues në Malin e Zi dhe Dragis Gogiç 25 vjeç, banuese në Malin e Zi.
Të njëjtat burime të policisë saktësojnë se, më datë 03. 08. 2016, rreth orës 03:30, në tragetin e udhëtarëve të linjës Ankona – Durrës, duke qenë në lundrim, pas një konflikti për motive të dobëta, Altin Hakami ka plagosur me thikë V. M., 28 vjeç, banues në Malin e Zi.
Për pasojë shtetasi i mësipërm ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë,në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gjithashtu janë plagosur lehtë Dragan Kovaçeviç, Dragisa Gogiç dhe Viktor Krstevski.
Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime edhe shtetasi Altin Hakami dhe bashkëshortja e tij L. Hakami 35 vjeçe, banuese në Londër, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale:
“Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar në nenin 88 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Altin Hakami dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, parashikuar në nenin 89 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Dalibor Jovanoviç, Viktor Krstevski, Dragan Kovaçeviç dhe Dragisa Gogiç.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/