DETAJET/ Aksidenti i Bulqizës, dy nga viktimat e aksidentit motër e vëlla,...

DETAJET/ Aksidenti i Bulqizës, dy nga viktimat e aksidentit motër e vëlla, u vdiq dhe një kushëri

75
0
Shares

Dy prej viktima që humbën jetën nëaksidentinnë Trebisht të Bulqizës janë motër e vëlla, konkretisht Azem Karabrahimi dhe Elena Bajrami.

Sipas policisë dyshohet se mjeti drejtohet nga 21 vjeçari Karabrahimi , por ende nuk është përcaktuar nga grupi hetimor.

Viktimë në aksident mbeti dhe Musa Nurendi, kushëri i largët i tyre, ndërsa u plagos Gentian Sula, po kushëri i dy viktimave (motër e vëlla). Sipas bluve ky i fundit, në momentin qe makina po rrokullisej për në humnerë është hedhur nga makina.

Mësohet se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekim në spital.

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor paraprakisht rezulton se shkaku i daljes nga rruga dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Viktima dhe i plagosuri, të katërt nga fshati Ostreni i Vogël po ktheheshi ktheheshin nga Maqedonia dhe shkonin për në Trebisht.

Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit të rëndë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY