DETAJE & EMRA/ Një i plagosur për një borxh te Komuna e...

DETAJE & EMRA/ Një i plagosur për një borxh te Komuna e Parisit

61
0
Shares
Foto Arkiv

Detaje të reja dalin për ngjarjen e sotme te Komuna e Parisit në Tiranë.
Mësohet se të shtënat me armë, janë pasuar me një të plagosur.
Mësohet se i dëmtuar ka mbetur Flamur Cullhaj, ndërsa autor i dyshuar i ngjarjes është Klajdi Kodra, i cili udhëtonte me makinë bashkë me një të afërmin e tij.
Shkak për këtë konflikt dyshohet se është bërë një borxh i pashlyer mes palëve.
Flamur Cullhaj u gjet i plagosur në banesën e tij, ndërsa sa i përket autorit dhe personit me të cilin shoqërohej, ata janë shpallur në kërkim nga policia.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:05, mbrapa një qendre tregtare, ku një person i cili udhëtonte në një automjet tip BMW X5 ngjyrë e zezë, ka qëlluar në drejtim të një personi tjetër duke e lënë atë të plagosur dhe më pas është larguar drejt zonës së Selitës.
Në vendngjarje efektivët e kryeqytetit gjetën një gëzhojë, 7.62 mm., ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY