Ndarja e territorit të bashkisë në zona, për efekt të parkingjeve, për më tepër për të diferencuar nga pagesat, banorët e këtyre zonave respektivisht, është një mashtrim.
Denoncimi vjen nga banorët e zonave, të cilët shkojnë edhe më tej, kur bëjnë të ditur se edhe Vendimi Nr. 48 i datës 11. 11. 2015, i këshillit bashkiak, është “fshirë” nga ueb-site i bashkisë.
“Jam tek Bulevardi Dëshmorët e Kombit dhe sapo parkova makinën. Një djalë me logon e bashkisë dhe institucionit ‘Tirana Parking’ mu afrua për pagesën.
I thashë që ‘jam rezident në zonën A dhe si rrjedhojë nuk duhet të paguaj’.
‘Ç’është kjo zona more zotëri, më thotë. Këtu paguajnë të gjithë’.
I them se ‘sipas vendimit Nr. 48 të Këshillit Bashkiak me datë 11. 11. 2015, janë krijuar 4 zona në Tiranë ku tarifa e parkimit varion nga 20 deri në 100 lekë ora, por për rezidentët e zonave përkatëse, parkimi është falas’.
‘Nuk e di këtë gjë thotë. Këtu paguajnë të gjithë’.
I hap faqen e internetit të Tirana Parking për ti treguar vendimin, por ata e kanë fshire nga faqja e tyre… ??!!!. Kërkova në internet kudo për ta gjetur vendimin por se gjej. Djali ndërkohe u tremb nga fakti që s’ishte i përgatitur dhe iku duke thënë…, ‘Si bën dhe ti për 100 lekë të qelbura’”, denoncon Elton Spahiu.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/