Ish-kryeministri britanik Tony Blair ka zbritur me helikopter sot pasdite në stadiumin e Himarës, për të pushuar në bregdetin shqiptar.
Në një situatë të nxehtë, jo aq për shkak të ditëve të verës se sa për situatën brenda koalicionit qeverisës, Edi Rama “është bërë me krah”.
Kjo shpjegon edhe mungesën e tij, sot, në mbledhjen e këshillit të Ministrave.
Mësohet se Tony Blair ka pasur takim me Edi Ramën në vilat qeveritare në Himarë.
Kryeministri shqiptar është në jug të vendit për pushime prej disa ditësh. Ndërsa vjet, Edi Rama pushimet i kaloi me Koço Kokëdhimën, sivjet “e ka ngritur pjacën” dhe besohet ti kalojë me Tony Blair.
Me këtë rast, këto ditë pushimesh i shfrytëzon edhe për “të vjedhur” ndonjë këshillë për situatën aspak të favorshme brenda koalicionit.
Deri më tani s’ka njoftim zyrtar për vizitën e Tony Blair në Shqipëri, por mendohet se ai do të qëndrojë në jug të vendit për pak ditë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/