“Luftë” te Komuna e Parisit

“Luftë” te Komuna e Parisit

76
0
Shares

Foto Ilustruese

Disa të shtëna me armë ka pasur mbrëmjen e sotme në një lagje të Tiranës.
Një telefonatë e cila është bërë në sallën operative, ka alarmuar policinë e kryeqytetit.
Sipas telefonatës mësohet se bëhet fjalë për të shtëna armësh në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” pranë një qendre tregtare të njohur.
Burime nga policia vendore bënë të ditur se kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë gjetur persona të plagosur.
Dyshimet e para hedhin dritë mbi një “demonstrim force” me të shtëna armësh në ajër pas një konflikti të rastit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY