FOTO/ Elbasan, i riu i jep fund jetës, ja mesazhet prekëse të...

FOTO/ Elbasan, i riu i jep fund jetës, ja mesazhet prekëse të shokëve

63
0
Shares

Një i ri i moshës 20-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke varur veten. Policia e gjeti Ardit Hykën të pajetë në dhomën e tij në Pajun të Elbasanit, të lidhur me një kabull.

Arditi kishte tentuar edhe më parë t’i jepte fund jetës dhe për këtë arsye dyshohet se shkak është bërë gjendja e tij depresive.

I riu kishte pak ditë që ishte kthyer nga Greqia, ndërsa më parë ai kishte provuar të ikte si azilkërkues dhe në Gjermani.

w2

Të afërm dhe shokë të tij kanë shprehur keqardhjen për largimin e parakohshëm nga jeta duke bërë postime në profilin e tij në Facebook, përcjell Panorama.

w1

I riu ka bërë në Facebook dhe disa postime që tregojnë gjendjen e tij emocionale që të çojnë të mendosh se është i dëshpëruar në lidhje me dashurinë.

Por, nuk dihet nëse kjo ka ndikuar në vendimin për t’i dhënë fund jetës.

w3

w4

Mesazhi i shokut të ngushtë Ideal Gjeli:

“Miku im. shoku im. Vllau im i shtrenjtë. Isha te shtëpia jote para pak çastesh. Prisja qe sa te hyja brenda, te dilje dhe t’më përqafoje. T’më thoje, “Mire se erdhe o vëlla, seriozisht mendon se unë do ikja nga kjo Tokë?” Dhe ne fakt e drejte është, ti nuk ke ikur jo…

Je ende mes nesh dhe ashtu do vazhdosh te jesh. Ti do jesh gjithmonë ai Ardit Hyka qe sillje aq gëzim mes nesh, aq paqe dhe aq lumturi sa nuk shprehet dot me fjalë. E mban mend ditën e fundit qe u takuam?

S’mund ta besoj. Ishe aq i qeshur, aq i frymëzuar, aq i gëzuar sikur nuk kishte për te ndodhur asgjë. E mbaj mend si te ketë ndodhur sot. Tani po rri këtu dhe po kujtoj kohërat e bukura qe kemi kaluar bashkë.

Ti vëlla nuk mund t’i beje keq askujt, perse e dënove veten kaq rende. Nuk do te harroj kurrë miku im. Ti do kesh po atë vend qe ke pasur gjithmonë ne zemrën time. Po shoh në qiell dhe e di qe ti po me sheh dhe ma bën me dore i qeshur”.

w5

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY