Aksidenti në Velipojë, fjalët e fundit të italianit para se të humbte...

Aksidenti në Velipojë, fjalët e fundit të italianit para se të humbte jetën tragjikisht

62
0
Shares

Nga aksidenti i rëndë automobilistik i një dite më parë në Velipojë ku pati 4 viktima dy prej tyre italian e dy shtetas shqiptarë. Një prej viktimave italiane është identifikuar si shtetasiGiorgio De Serio, nga Bari. Ai humbi jetën tragjikisht bashkë me tre persona të tjerë.
Makina tip BMW ku udhëtonin dy shqiptarë dhe italianë, doli jashtë rruge dhe përfundoi në kanalin e Vilunit, rreth tre metra të thellë.
Mediat e vendit fqinjë shkruajnë se 25-vjeçari, Giorgio De Serio, ishte pronar i një kancelarie në Bari.
Aksidenti ndodhi kur ai po kthehej në hotel bashkë me tre të tjerët, pasi kishin kaluar disa orë në një lokal nate. Giorgio De Serio kishte mbërritur në Shqipëri pasditen e të hënës, vetëm disa orë përpara aksidentit, për të kaluar disa ditë pushime me mikun e tij italian dhe dy shqiptarët. Përpara aksidentit tragjik, Giorgio De Serio ka postuar një foto në rrjetet sociale nga një hotel në Velipojë në orën 23:30. “Po dal, mbrëmje të këndshme”, janë fjalët e fundit të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY