TRAGJIKE/4 persona, gjysma italianë vdesin në aksident në Velipojë

TRAGJIKE/4 persona, gjysma italianë vdesin në aksident në Velipojë

69
0
Shares

velipoje makina 2

velipoje makina3

Katër persona humbën jetën sot gjatë një aksidenti të rëndë në makinë ndërsa udhëtonin në një nga rrugët e plazhit të Velipojës.

Të gjitha viktimat janë në moshë të re, tre djem dhe një vajzë, prej të cilëve dy shqiptare dhe dy italianë.

Viktimat janë Giorgio Angelo, 25 vjeç, Besmir Kola, 29 vjeç dhe Artemisa Peraj, 24 vjeç, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i personit të katërt.

Makina ra në kanalin e hidrovorit duke lënë të vdekur në vend personat që ishin në makinë. Mjeti ishte tip BMË me targa AA767HF.

Mësohet se makina ka rënë në kanal në orën 04:00 të mëngjesit dhe reagimi ka qenë pamundur për shoferin dhe pasagjerët duke humbur jetën menjëherë.

Niveli i ujit është i konsiderueshëm në kanalin e Vilunit dhe kjo ka bërë që shoferi me 3 pasagjerët të mbyten.

Nga hetimet e para mësohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të rrugës së keqe si dhe mungesës së plotë të ndriçimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY