Servet Pëllumbi në një mendje me Metën: Të prishet koalicioni, i shtohen...

Servet Pëllumbi në një mendje me Metën: Të prishet koalicioni, i shtohen votat PS-së

79
0
Shares

Ish drejtuesi i lartë i PS-së në vitet e para të pluralizmit, Servet Pëllumbi deklaroi se prishja e koalicionit mes PS dhe LSI mund të ndikojë pozitivisht në rritjen e votave për PS-në.

“Nga testimet rezulton se elektorati, ndryshe nga viti 2013, e quan jo humbje, por ‘shans’ për fitore, prishjen e imponuar të koalicionit me LSI-në”, shkruan Pëllumbi për gazetën Panorama.

Pëllumbi sheh një ndikim edhe më të fortë të ndërkombëtarëve në politikën shqiptare, që me Reformën në Drejtësi tregoi se mund të arrijë që t’i detyrojë palët të pranojnë standardet europiane.

Sipas profesorit socialist situata politike është komplekse dhe e tensionuar. “Lidershipi i LSI-së, nën një presion të frikshëm, do të prishë koalicionin qeverisës me PS-në; PS-së do t’i duhet të luftojë në dy fronte dhe të përgatitet për të qeverisur me aleatë, sot për sot më të vegjël”, shënon profesor Pëllumbi në refleksionet e tij për zhvillimet aktuale politike.

“Ndërkombëtarët pritet të vijojnë ndikimin e tyre dhe më të fortë në zhvillimet politike shqiptare”, thekson Servet Pëllumbi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY