PS do kohë të rregullojë marrëdhëniet me LSI, kundërshton dekretin e Presidentit...

PS do kohë të rregullojë marrëdhëniet me LSI, kundërshton dekretin e Presidentit për zgjedhjet në Peshkopi

51
0
Shares

Marrëdhëniet e ndera PS – LSI, priten të vihen në provë në zgjedhjet e parakohshme për kreun e bashkisë së Peshkopisë. Deri atëherë, PS në pamundësi të një garancie për një kandidat të përbashkët me LSI-në, kundërshton dekretin e Presidentit i cili sot dekretoi datën 11 shtator si datën e zgjedhjeve të parakohshme për baskinë e Peshkopisë.
Shkurt PS kërkon kohë për “të marrë me të mirë” LSI-në.
Në funksion të kësaj, mësohet se PS do t’i drejtohen zyrtarisht Kreut të Shtetit që të tërheqë dekretin pasi sipas saj, ky dekret është i pavlefshëm.
Argumenti për këtë është sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është shpallur zyrtarisht dhe nuk është botuar në fletoren zyrtare.
Me Dekretin Nr. 9716, datë 02.08.2016, Presidenti i Republikës dekretoi sot “Caktimin e datës 11 shtator 2016, për zhvillimin e zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Peshkopi, Qarku Dibër.”
Sipas socialistëve, “ky akt individual i Presidentit të Republikës ka dalë në mënyrë krejt të papritur në vijim të një “Njoftimi për Media” që Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë dje mbi ankimin e Kryetarit të shkarkuar të bashkisë Peshkopi, Shukri Xhelili.
Sipas njoftimit për median, Gjykata Kushtetuese, në seancë plenare ka vendosur “Rrëzimin e kërkesës”.
Por sipas socialistëve, presidenti duhet të shpallë datën e zgjedhjeve të pjesshme në bashkinë e Peshkopisë vetëm pas hyrjes në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili ka lënë në fuqi vendimin e Këshillit të Ministrave.
“Vetëm atëherë Presidenti i Republikës bëhet kompetent të shpallë datën e zgjedhjeve dhe jo kur këtë e merr vesh përmes një njoftimi paraprak, i cili ka vetëm vlerë mediatike, por jo juridike”, thanë burime pranë Partisë Socialiste.
Sipas të njëjtave burime, dekreti i nxjerrë nga kreu i shtetit është haptazi në kundërshtim me ligjin e për pasojë absolutisht i pavlefshëm, ndaj edhe si palë drejtpërdrejt e interesuar, në bazë të nenit 111 të “Kodit të Procedurave Administrative”, i kërkon Presidentit të Republikës të konstatojë pavlefshmërinë absolute të aktit administrativ sa më shpejt, në mënyrë që të mos shkaktohen pasoja të padëshiruara nga ligji.
Por përkundë pretendimeve të PS-së Neni 115, pika 3 e Kushtetutës “së vjetër” e cila është në fuqi edhe për tre ditë, nuk njeh “hyrje në fuqi” të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, por thjesht sanksionon se “në rastin e lënies në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave nga Gjykata Kushtetuese, Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve në njësinë vendore përkatëse”.
Pikërisht këtë ka bërë presidenti sot, pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese …

Kushtetuta e Shqipërisë

Neni 115
3. Në rastin e mosushtrimit të së drejtës së ankimit brenda 15 ditëve, ose në rastin e lënies në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave nga Gjykata Kushtetuese, Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve në njësinë vendore përkatëse.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY