Një listë e zezë nga prokuroria e përgjithshme me kryetarë komunash dhe...

Një listë e zezë nga prokuroria e përgjithshme me kryetarë komunash dhe bashkish

51
0
Shares

Sipas burimeve të gazetës “Telegraf” nga Prokuroria e Përgjithshme është hartuar një listë e zezë me ish-zyrtarë dhe zyrtarë të lartë të pushtetit lokal në të gjityhë Shqipërinë.

Në listën e parë të arrestimeve, janë futur 57 ish-kryetarë bashkie e komunash, ndërkohë që nga 387 drejtues bashkie e komunash që ishin deri në qershor 2015, janë listuar 98 drejtues të skeduar si të përfshirë në korrupsion e abuzim me detyrën në fondet publike dhe pasuritë lokale, kryesisht në abuzime me ndarje tokash, licenca pyjesh, rezervuarësh, tenderë shkollash, rrugësh lokale etj.

Skema për dekriminalizimin e pushtetit dhe politikës ka nisur prej 1 viti, por siç duket, politikës nuk i interesonte që të futej me këtë ligj në zgjedhjet lokale. Sipas listës që ka skeduar prokuroria në bashkëpunim me SHBA dhe BE, janë 21 kryetarë të bashkive të reja, që rezultojnë me “dosje të zeza”.

Faktikisht ka emra që janë të lidhur me krimin. Seleksionimi i tyre, që nuk u bë nga partitë politike, do të bëhet në KQZ pas vetë-deklarimeve dhe kjo e fundit e detyruar prej SHBA dhe BE, me listë të gatshme individësh që duhen nxjerr nga postet në krye të bashkive, por edhe të atyre që u duhen hapur letrat, me qëllim për t’i larguar nga jeta politike e administrative, ose për t’i ndaluar që të rifuten. për këtë është hapur një dosje speciale me objekt: “Pasuritë e krye-komunarëve” e cila është skeduar nga zyrat e shërbimit të anti-krimit ekonomik-financiar policor, prej prokurorisë në rrethe e qarqe dhe prej shërbimeve të tjera hetimore, lidhur me pasuritë e drejtuesve të komunave, 55% e të cilave kanë vila e biznese, deri në SHBA.

Dosja përmban të dhëna konkrete për pasuritë e ish-kryetarëve të 308 komunave të 20 viteve të fundit, numri i të cilëve ka qenë 1117 drejtues. Lënda kryesore, i përket hetimit të bërë për pasuritë e 732 kryetarëve që kanë drejtuar komunat në 13 vitet e fundit, pra deri në qershor 2015 në komunat e Shqipërisë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY