Lulzim Basha: Kaluam dy nisma madhore sipas vullnetit të opozitës

Lulzim Basha: Kaluam dy nisma madhore sipas vullnetit të opozitës

54
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi sot se opozita ia doli t’i imponohet mazhorancës në dy iniciativa duke shpëtuar standardet demokratike të vendit.

Në një bisedë me gazetarët zhviluar sot në mesditë në selinë e PD-së Basha foli për zhvillimet politike në vend.

“Opozita nuk i ka votat për të marrë vendime, por të gjithë ju jeni dëshmitarë që opozita ka ndërmarrë dhe përfunduar dy nisma të rëndësishme të saj, siç është dekriminalizimi. Në mes të një situate, opozita me mbështetjen e qytetarëve ja ka dalë që ti imponojë konsensusin mazhorancës, së bashku me mbështetjen e ndërkombëtarëve, SHBA e BE.

Së dyti është edhe Reforma në Drejtësi, për barazinë ndaj ligjit, për barazinë para ligjit, për qytetarët e fortë përballë shtetit”, u shpreh kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Tani tha Basha na pret një betejë tjetër ajo e një ligji zgjedhor që siguron zgjedhje të drejta dhe të lira në vend.

Basha akuzoi qeverinë dhe Ramën se po shteron kohën e nevojshme për implementimin votimit dhe numërimit elektronik të votave. Ka tre muaj që ne i kemi dorëzuar një draft Kuvendit lidhur me votimin elektronik, tha Basha.

Duke folur për 7 ligjet që priten të miratohen , Basha deklaroi se edhe ato do të miratohen sipas Komisionit të Venecias.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY