Dalja e kuotave të pranimit më në fund ndodhi!
Por mbetet i çuditshëm fakti që ato nuk shoqërohen me tarifën përkatëse, siç ka ndodhur gjithmonë.
Flitet që do dalin nesër….!
Por Ministria nuk ka plotësuar ende detyrimin ligjor.
Neni 7 i Ligjit AL, në pikën f e përcakton saktë: “MAS i propozon Këshillit të Ministrave kufirin maksimal të tarifës së shkollimit për programet e studimit të ciklit të parë në institucionet publike të arsimit të lartë”.
Deri më sot nuk ka as propozim e as VKM!!!!???
Në deklarata është thënë që nuk ka rritje, ndërkohë zërat “nën tavolinë”, konfirmojnë se ministria ka rritur presionin ndaj Universiteteve Publike, që këto të propozojnë rritje të tarifave për ciklin e parë të studimeve.
Për ciklin e dytë dihet tashmë që i kemi pesë fish më të larta se Europa!!!!
Gjithçka pas kësaj do dukej si “faj” i Universiteteve Publike!
Çudia tjetër është formalizim-miratimi i kuotave të Universiteteve private.
Në raport me programet e studimit që ofrojnë(rreth 150), ato shfaqen si relativisht pak (gati 9000), por në raport me % e studentëve që hyjnë në to, ka rritje të ndjeshme.
Normal që duket favorizim, sepse në akreditim ka një parametër që orienton numrin e studentëve. Është m2 për student sipas profilit, shto nr e stafit akademik të kualifikuar!
Se sa Universite jopublike e plotësojnë këtë kriter formal, askush në ASCAL e MAS, nuk është në gjendje të na e thojë.
As Agjensia Britanike që është “tretur nga vapa”!!!!
Gjithsesi për tarifat të presim deri nesër.
Bashkë me ne, të presin dhe maturantët, të cilët humbasin ditën e tretë nga nisja e proçesit!!!???
E në këtë orientim të çorientuar, gjithçka mund të ndodhë!
Në mungesë të rregullit, normave, ligjit, nën pushtetin e kaosit, rastësisë, në MAS ecet sipas devizës:
“Ditë e re, nafakë e re”!!!!!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/