INTERVISTA/ Ilir Meta i rekomandon Edi Ramës një paketë ushtrimesh fizike

INTERVISTA/ Ilir Meta i rekomandon Edi Ramës një paketë ushtrimesh fizike

60
0
Shares

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, njëherësh kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, është shprehur sot se nuk duhet të ngatërrohet reforma në drejtësi me koalicionin qeverisës.
Për sa i ëprket koalicionit, Meta e ka shprehur pakënaqësinë e tij, me një sugjerim se si ai (koalicioni) duhet të vazhdojë të bëjë maksimumin që të përmbushë detyrimet e tij programore, qeverisëse dhe morale për të mos zhgënjyer qytetarët shqiptarë.
Duke garantuar kreun e opozitës se angazhimi i LSI-së do të jetë maksimal për të garantuar zgjedhje me standarde, Meta përballë interesimit të gazetarëve i përcolli Edi Ramës edhe një recetë se si në një kohë shumë të shkurtër, duke fituar kohën të fitojë edhe veti të jashtëzakonshme, jo vetëm harxhim kalorish por dhe masazh, relaks dhe shumë elementë të tjerë, edhe performancë trupore.
Këtë deklaratë dhe këshillë për Edi Ramën, Ilir Meta e bëri për median rreth orës 16:00 jashtë ambienteve të një hoteli privat ku sqaroi se shkuarja e tij nuk kishte të bënte me situatën politike. Ai tha se ishte takuar me një mik të tij Arjanin i cili është trajneri dhe masazhatori i tij.
“Më ndihmon të çliroj trupin dhe mendjen nga toksinat në mënyrë që përpiqem të kontribuoj pozitivisht për të detoksikuar dhe politikën shqiptare aq sa të mundem”, tha Meta.
Sa i takon drekës me ish presidentin Meidani Meta kërkoi mos politizimin e saj.

Ilir Meta:
Më vjen keq për këtë konferencë të pazakontë shtypi, por në respektin tuaj që në këtë kulm vape keni pritur këtu për dy orë, keni pritur dhe dje për disa orë por nuk komunikuam dot dhe duke qenë i shqetësuar se përsëri nesër apo në ditë të tjera mund të ketë ndonjë SMS që Meta vajti tek Grandi dhe Koço është tek Grandi që ka shtëpinë këtu tek Grandi dhe rri vazhdimisht këtu tek Grandi apo politikanë të tjerë që vinë këtu për arsye dhe të vendndodhjes së Grandit duhet tu sqaroj se unë kam qenë për dy orë me Arjanin. Dhe rri vazhdimisht këtu. Arjani është miku im por njëkohësisht dhe trajneri dhe masazhatori im për një kohë shumë të gjatë dhe më ndihmon të çliroj trupin dhe mendjen nga toksinat në mënyrë që përpiqem të kontribuoj pozitivisht për të detoksikuar dhe politikën shqiptare aq sa të mundem.

Do sillni dhe zotin Rama këtu?
Ilir Meta:

Ushtrimi më i mirë këtu është biçikleta në ujë, për të gjithë. Është ushtrim i jashtëzakonshëm. Në një kohë shumë të shkurtër, duke fituar kohën fiton dhe veti të jashtëzakonshme, jo vetëm harxhim kalorish por dhe masazh, relaks dhe shumë elementë të tjerë, edhe performancë trupore. Të gjitha këto janë falë Arjanit, unë do vij vazhdimisht. Nuk mendoj se është e nevojshme që ju të vini vazhdimisht këtu për arsye se ju thashë kush është arsyeja kryesore pse unë vi tek holel Grandi. Nuk kam qenë as në katin e parë, as në katin e dytë, as për kafe dhe as për drekë dhe mendoj që është pozitive që ju të mos keqinformoheni më. Jam gati për çdo pyetje politike dhe pse kisha vendosur të mos flisja.

E takuat zotin Meidani, ishte apo nuk ishte zoti Kokëdhima?
Ilir Meta:

Kam pasur një drekë me Profesor Meidanin dje, zoti Kokëdhima ka qëlluar rastësisht për arsye se ju thashë që zoti Koço ka shtëpinë ngjitur me hotelin dhe rri vazhdimisht te hoteli. Ka ndjenjur një pjesë të kohës me ne pastaj ka vazhduar, ne kemi vazhduar drekën tonë.

Temperaturat si në gusht kanë qenë edhe në korrik të larta, duket se të tilla kanë qenë dhe në politikë, me diskutime për reformën në drejtësi, por nuk kanë munguar dhe zërat mes grupeve parlamentare për çështje që i përkasin koalicionit. Deri ku është toksikuar pjesa e koalicionit nga diskutimet dhe debatet sipas jush?
Ilir Meta:

Mendoj se çështja e koalicionit nuk duhet të përzihet me çështjen e reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi ka përmasa të tjera, koalicioni ka programin e tij, detyrimet reciproke dhe vazhdon punën e tij kështu që nuk mendoj se ka ndonjë arsye për ti trazuar këto dy çështje të ndryshme.

Koalicioni vazhdon në të njëjtën linjë?
Ilir Meta:

Koalicioni sipas vlerësimit tim duhet të vazhdojë të bëjë maksimumin që të përmbushë detyrimet e tij programore, qeverisëse dhe morale ndaj qytetarëve shqiptarë, të gjithëve sepse ky koalicion qeveris të gjithë shqiptarët, por në mënyrë të veçantë ndaj atyre që e kanë përkrahur dhe votuar si detyrim moral për të mos i zhgënjyer.

A është zoti Meidani kandidat për Kryeministër të ri të qeverisë teknike?
Ilir Meta:

Mendoj se kjo është një pyetje pa vend sepse nuk ekziston një opsion i tillë. Në rast se ka një keqkuptim për propozimin tim në një situatë të ndryshme disa ditë para 21 korrikut, ajo ishte thjesht me qëllimin për të bërë çdo gjë për të miratuar reformën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY