Policia ka arrestuar në flagrancë për “Vjedhje”, shtetasen Roza Rustemaj, 53 vjeçe, banuese në Vlorë.
Arrestimi i saj u bë nga Shërbimet e Policisë pasi kjo shtetase dyshohet se ka vjedhur një sasi parash në banesën e shtetasit S.N., 43 vjeç, në lagjen “Pavarësia” Vlorë.
Në bazë të veprimeve hetimore, ka rezultuar se kjo shtetase duke punuar si sanitare në këtë banesë përgjatë muajit Korrik 2016, dyshohet se ka vjedhur në total 300.000 lekë dhe 1000 euro.
Po ashtu policia ka arrestuar për “Vjedhje”, shtetasin Arben Dule, 30 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë nga Shërbimet e Policisë pasi në bazë të veprimeve hetimore, dyshohet se Arben Dule, ka vjedhur banesën e shtetases M.D., 32 vjeçe, në lagjen “24 Maji”, ku dyshohet se ka marrë një sasi parash prej 3900 euro dhe disa bizhuteri me vlerë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/