FOTO & DOKUMENTE/ Edi Rama rilind Tepelenën me 1250 metra rrugë të...

FOTO & DOKUMENTE/ Edi Rama rilind Tepelenën me 1250 metra rrugë të fshatit Peshtan

64
0
Shares

Image Gallery“Rruga lidhëse me Peshtanin, një aks i rindërtuar tërësisht në Bashkinë e re të Tepelenës”.
Ky është një postim i kryeministrit Edi Rama, sot në rrjetet sociale nën moton
‪”#‎RilindjaUrbane‬ në Tepelenë”.
Pa dhënë asnjë detaj tjetër, për gjatësinë e rrugës të paktën, ai kishte postuar vetëm disa foto se si kjo rrugë ka qenë dhe si është bërë.
Postimi i sotëm i kryeministrit ka tejkaluar çdo lloj propagande të mundshme, kur mëson se  kjo rrugë fshati nuk është më e gjatë se 1.25 km (1250 m).
Është ministria e Mjedisit që “ia çjerr maskën” propagandës së kryeministrit Edi Rama.
Sipas ministrisë së Mjedisit, mësohet se bëhet fjalë për një rrugë të gjatë plot 1250 metra, të gjerë 4 metra, me 3 centimetra asfalt dhe 5 centimetra binder apo çakëll, si njihet në gjuhën e përditshme.
Pas këtyre “fakteve” të shpërndara “si rastësisht” nga ministria e Mjedisit (ministri e LSI), pyetja që të vjen vetvetiu në mendje ka të bëjë me atë “se kaq pak, vetëm 1250 metër rrugë e fshatit Peshtan  i është dashur Tepelenës për të Rilindur…?”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY