Dorëheqja e Ilir Kernit denoncon buxhetin e skamur të artit shqiptar

Dorëheqja e Ilir Kernit denoncon buxhetin e skamur të artit shqiptar

155
0
Shares

alerine, duke performuar ne gjate baletit “Arrethyesi”, e kompozitorit rus Pyotr Ilyich Tchaikovsky, me koreografi te Ilir Kernit, ne Teatrin e Operas dhe Baletit, TKOB.
Foto nga: Adnan Beci/LSA

Dorëheqja e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit nxjerr në pah sfidat me të cilat përballen artistët shqiptarë si rezultat i buxheteve të ulëta me të cilat ata pritet të punojnë.

Ilir Kerni u emërua drejtor i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit të Shqipërisë në tetor të vitit 2013, një muaj pas ardhjes në pushtet të qeverisë së Edi Ramës.
Në atë kohë, debutimin e tij në Shqipëri shihej si një ngjarje e madhe. Kerni ishte një balerin i famshëm që kishte një karrierë ndërkombëtare, duke fituar me dhjetëra çmime si në Europë ashtu edhe në Azi.
Një balerin kryesor për vite me radhë në Teatrin Kombëtar në Zagreb, Kroaci, Rama e përshkroi kthimin e tij në shtëpi si një nevojë “për ngritjen e cilësisë së institucioneve artistike në vend”.
Të shtunën, publiku u befasua kur dëgjoi se Kerni kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Shumë pak kishin vënë re se më 22 qershor, në Facebook, Kerni kishte shprehur zhgënjimin e tij të thellë lidhur me mungesën e fondeve për institucionin që ai drejton.

ilir kerni, vogel

Ilir Kerni

“I kam përdorur këto 28 muaj për të transformuar çdo gjë me punë e vështirë dhe me buxhetin më të ulët në historinë. Buxheti mesatar për një shfaqje nuk i kalonte 600 euro, kështu që jemi gati të hyjmë në Librin e Rekordeve Guinnes,” shkroi ai.
Kerni shtoi se edhe Kosova e varfër, e cila ka një popullsi edhe më të vogël, ka një buxhet më të madh sesa Shqipëria për programet artistike, ndërsa Opera e Tiranës është i vetmi institucion i tillë në të gjitha trevat shqipfolëse në rajon.
Dorëheqja u shndërrua gjithashtu në një çështje politike pasi kryetar i komisionit parlamentar të ekonomisë dhe financave, Erjon Braçe, tha në një status në Facebook të dielën se i vinte keq për dorëheqjen.
“Nuk e kam parë kurrë operën në një gjendje kaq të mirë sa tani,” tha ai.

ministria e kultures, vogel

Ministria e Kultures

Të hënën, Ministria e Kulturës e përshkroi dorëheqjen e Kernit si një akt personal të cilin s’mund ta komentonte – ndërsa premtoi se programi normal artistik do të vazhdonte në institucionin që ai dikur udhëhiqte.
“Pas një viti pune intensive, projekti për rindërtimin e Teatrit Kombëtar të Operas do të fillojë në sezonin e dytë artistike të këtij viti (në vjeshtë),” thuhet në komunikatën për shtyp pa dhënë ndonjë informacion të mëtejshëm për buxhetin.
Buxheti total i Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë për vitin 2016 është caktuar pak më shumë se 9 milion euro, por vetëm një pjesë e tij i ndahet institucioneve kryesore kulturore të vendit.
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit merr rreth 2 milion euro, por institucioni ka trupën më të madhe artistike në vend dhe përmban gjithashtu brenda tij edhe orkestrën simfonike kombëtare dhe ansamblin folklorik.
Institucione të tjera të mëdha kulturore në Shqipëri, si Teatri Kombëtar dhe Galeria e Arteve, gjithashtu luftojnë shumë me buxhetet e shtrënguara.
Teatri Kombëtar për vitin 2016 kishte një fond total – përfshirë edhe investimet – prej 525,711 eurosh, ndërsa Galeria e Arteve Art kishte një buxhet prej 256,475 eurosh.

alda bardhyli, vogel_copy_1

Alda Bardhyli

Alda Bardhyli, redaktore kulture te gazeta “Shqip”  sheh një problem të vërtetë kur bëhet fjalë për buxhetet ministrore për programet artistike.
Por ajo thekson se vetë Ministria e Kulturës gjithmonë ka pasur buxhetin më të ulët në krahasim me ministritë e tjera në 25 vitet e fundit.
“Ne kemi buxhetin më të ulët për kulturën në të gjithë rajonin, më të ulët sesa në edhe në Kosovë dhe Maqedoni”, tha ajo.
“Unë besoj se buxheti është tepër i rëndësishëm kur bëhet fjalë për kulturën. Mungesa e reformave, mungesa e efikasitetit në institucionet tona kulturore – dhe mungesa e artistëve tanë në evente të rëndësishme ndërkombëtare – të gjitha vijnë si rezultat i buxheteve të pamjaftueshme”, shtoi ajo.

ema andrea, vogel

Ema Andrea

Ema Andrea, një aktore e njohur në Shqipëri dhe pedagoge në Akademinë e Arteve në Tiranë, tha për BIRN se institucionet e kulturës dhe artit janë injoruar për një kohë të gjatë.
Andrea tha se komuniteti artistik në Shqipëri besonte se pasi të vinte Rama në pushtet, gjërat do të ndryshonin, duke qenë se ai vetë ishte artist dhe ish-pedagog në akademi.
“Fatkeqësisht, arti dhe kultura janë në fund të listës së përparësive në politikën shqiptare”, theksoi ajo.
Andrea tha se artistët në vend trajtohen thjeshtë si burokratët, punojnë me rroga të ulëta dhe varen krejtësisht nga institucionet për mbijetesën e tyre.
“Arti nuk mund të lulëzojë në varësi institucionale. Të mbështetësh artistët do të thotë t’i lësh ata të jenë të pavarur”, vuri në dukje ajo.
“Zinxhiri i problemeve në art nuk fillon apo përfundon vetëm me kushtet financiare edhe pse kjo është një çështje shumë e rëndësishme”, tha ajo.

Autor: Fatjona Mejdini
BIRN
Tiranë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY